Politike

3 Korrik 2020, 10:09 Nga DOSJA

TIRANË– Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti është shprehur se mes Shqipërisë dhe Kosovës duhet të ekzistojë një linjë hekurudhore që të lidhë të dy vendet.

Gjatë fjalës që mbajti në konferencën e përbashkët mes tij dhe kryeministrit Edi Rama, Hoti tha se po konsiderohet edhe ndërtimi i një HEC-I në Shqipëri që të furnizojë Kosovën.

Fillimisht iu falenderoj për vizitën në Prishtinë. Besoj që kemi maturinë për t’u përballur, por kujdesi juaj është shumë me vlerë. Tani duhet të kalojnë në terma të bashkëpunimit tonë. Dëshiroj të përmend tre projekte madhore: porti i Durrësit ku unë kam punuar me ish-ministrin e Financave që të kemi një pikë doganore, në fushën e energjisë, konsiderojmë ndërtimin e një HEC në Shqipëri për të furnizuar Kosovën dhe lidhja e dy vendeve me hekurudhë. Besoj që brenda këtij viti do të gjenden fondet,”– tha Hoti ndër të tjera.

Kjo deklaratë u bë gjatë konferencës së përbashkët që kryeministri Edi Rama pati me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti. Hoti ka ardhur sot në Tiranë. Kjo është vizita e tij e parë që pas marrjes së detyrës së kryeministrit, e cila vjen menjëherë pas vizitës së kryeministrit Edi Rama në Prishtinë. Dosja.al ka zbardhur axhendën e kryeministrit të Kosovës, i cili mësohet se do të zhvillojë takime me  Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta në Presidencë, Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi dhe me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

(k.m/f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike avdullah hoti avdullah hoti ne tirane edi rama avdullah hoti avdullah hoti ne tirane edi rama

Sondazh

Poll

Politike 3 Korrik 2020, 09:47

VELIPOJË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka shkuar paraditen e sotme në Velipojë, ku edhe ka parë nga afër punën e bizneseve në një kohë kur në vend ka nisur s...