Edi Rama: Turp për BE-në që mban peng një popull, Kosova i ka plotësuar të gjitha detyrimet për liberalizimin e vizave
3 Korrik 2020, 10:05Nga DOSJA
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka ashpërsuar gjuhën ndaj Bashkimit Europian në lidhje me mos liberalizimin e vizave të Kosovës.
Gjatë fjalës së tij në kofnerencën e përbashkët mes tij dhe kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, Rama tha se është një trup për BE-në që e mban peng këtë popull dhe nuk i lë të lëvizin të lirë.
“Ne nuk marrim vendime për Kosovën, ne flasim për Kosovën dhe jo në emër të saj. Harmonizimi është domosdoshmëri. Është turp për BE që mban peng një popull që të lëvize lirisht pasi si shtet i ka plotësuar të gjitha detyrimet për liberalizimin e vizave. E dimë shumë mirë pse. Arsyeja nuk gjendet në Kosovë, detyrimet janë përmbushur dhe janë njohur. Arsyeja është në Europë dhe në arsyet e brendshme të BE. Kur marrin vendime për ne, nisen nga kalkulimet për qëndrimeshmërinë elektorale të forcave që qeverisin. Turp është që Kosova nuk lëviz e lire,”- tha Rama ndër të tjera.
Kjo deklaratë u bë gjatë konferencës së përbashkët që kryeministri Edi Rama pati me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti. Hoti ka ardhur sot në Tiranë. Kjo është vizita e tij e parë që pas marrjes së detyrës së kryeministrit, e cila vjen menjëherë pas vizitës së kryeministrit Edi Rama në Prishtinë. Dosja.al ka zbardhur axhendën e kryeministrit të Kosovës, i cili mësohet se do të zhvillojë takime me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta në Presidencë, Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi dhe me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
(k.m/f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka komentuar edhe Shengenin Rajonal. Gjatë fjalës së tij në konferencën e përbashkët mes tij dhe kryeministrit të Kosovës Avd...
Politike 3 Korrik 2020, 09:47
VELIPOJË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka shkuar paraditen e sotme në Velipojë, ku edhe ka parë nga afër punën e bizneseve në një kohë kur në vend ka nisur s...
TIRANË– Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka zhvilluar vizitën e tij të parë zyrtare në Tiranë, ku së pari ka takuar homologun e tij, Edi Rama.Ka qënë ...
TIRANË- Drejtori i fushatës elektorale të Partisë Demokratike, Alfred Rushaj ka deklaruar se për shkak të keqqeverisjes së Edi Ramës shqiptarët po braktisi...
TIRANË– Ministri i Turizmit Blendi Klosi është nxehur një natë më parë teksa për fliste për situatën në zonat turistike në Shqipëri.I ftuar në “&Cced...
Në një lidhje direkte për emisionin për emisionin “Çim Peka LIVE” në Syri TV, kryetarja e bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi hodhi akuza të forta ndaj qe...
TIRANË– Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti mbërmjen e sotme ka qenë i ftuar në emisionin ‘Opinion’ ku ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi.Gjatë fjali...
Deputeti i opozitës së re, Halit Valteri i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ ka bërë me dije se grupi parlamentar demokrat do të krijojë parti të re në shtator...