Aktualitet

2 raste të reja me COVID-19 në Korçë, mes tyre punonjësi i OSHEE-së, është asimptomatik

2 Korrik 2020, 09:32 Nga DOSJA
2 raste të reja me COVID-19 në Korçë, mes tyre

KORÇË-2 raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar gjatë orëve të fundit në Korçë. Mësohet se është infektuar një 52-vjeçare dhe një punonjës i OSHEE-së. Ky i fundit ka qënë asimptomatik dhe nuk dihet se kush e ka infektuar. Ndërkohë tamponët u janë marrë edhe familjarëve të tij.

Aktualisht në qytetit e Korçës janë 28 persona aktivë, shumica e të cilëve janë karantinuar në banesat e tyre.

Sakaq në rang vendi është përkeqësuar situata. Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se gjatë orëve të fundit kanë humbur jetën edhe 3 persona të tjerë. Në total numri i viktimave ka shkuar në 69. Po kështu janë konfirmuar edhe 82 raste të reja.  Aktualisht në spitalin Infektiv po marrin mjekim 78 pacientë, 9 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar. Që nga nisja e pandemisë deri sot janë konfirmuar 2662, nga të cilët 1559 janë shëruar.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Korrik 2020, 08:02

VLORË- Situata e COVID-19 në Shqipëri, çdo ditë e më tepër bëhet alaramte. Rastet e reja ditore të raportuara nga Ministria e Shëndetësisë kanë qenë...