Aktualitet

Theu masën e sigurisë dhe kreu dy vjedhje, Policia arrestohet në flagrancë 19-vjeçarin në Elbasan

2 Korrik 2020, 07:38 Nga DOSJA
Theu masën e sigurisë dhe kreu dy vjedhje, Policia arrestohet në

ELBASAN- Policia ka arrestuar në flagrancë një 19-vjeçar, i cili akuzohet se është autor i dy vjedhjeve. Në një njoftim për mediat, Policia shkruan se i riu ka thyer dhe masën e sigurisë që ishte vendosur kundër tij. Shtetasi O.Sh., sipas Policisë ka vjedhur një lokal dhe prej andej ka marrë mallra të ndryshëm me vlerë 20 mijë Lëkë dhe ka tentuar të grabisë një magazinë.

“Theu masën e sigurisë dhe dyshohet si autor i dy vjedhjeve, arrestohet në flagrancë 19-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin: O. Sh., 19 vjeç, banues në fshatin Mengël, Elbasan, të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan i kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Shërbimet e Policisë kanë marrë informacion se 19-vjeçari nuk e zbatonte vendimin e Gjykatës dhe pasi kanë ushtruar kontroll për zbatimin e masës së sigurisë, nuk e kanë gjetur në banesë. Pas kontrolleve të shumta Policia ka gjetur dhe arrestuar shtetasin O. Sh., i cili ishte në lëvizje. Nga veprimet e mëtejshme hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimit dyshohet se ky shtetas është autor i dy vjedhjeve, konkretisht:

Më datë 27.06.2020 në fshatin Mengël, Elbasan, dyshohet se ka vjedhur me thyerje lokalin në pronësi të shtetasit K. M., ku ka marrë mallra të ndryshme me vlerë 20.000 lekë. Më datë 17.06.2020, në fshatin Mengël, Elbasan, dyshohet se ka tentuar të vjedhë në magazinën në pronësi të shtetasit P. D. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme”, shkruan Policia.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 19-vjeçari policia elbasan arrestohet 19-vjeçari policia elbasan

Sondazh

Poll