Aktualitet

“Duam kartonin e diplomës/ Dhori Kule sqaron studentët e Ekonomikut: Do t’i merrni patjetër, jemi në fund të procesit

2 Korrik 2020, 08:01 Nga DOSJA
“Duam kartonin e diplomës/ Dhori Kule sqaron studentët e

Tiranë- Dekani i Fakultetit Ekonomik, Dhori Kule ka deklaruar para studentëve të masterit se të gjithë  do t’i marrin kartonin e diplomës. Kule ka sqaruar se problemi është drejt zgjidhjes dhe se kërkesa e studentëve është legjitime.

“Kartonët e diplomave do t’i merrni, jemi në përfundim të procesit. Kërkesat e studentëve janë ligjitime. Kartonat do i merrni patjetër. E drejta juaj është shkelur. Ju këshilloj që në jetë asnjëherë mos shkelni ligjin. Ne po i japim publikut një shfaqje të shëmtuar  me këtë çështje, por do rregullohet.”, u shpreh Dhori Kule.

Në përfundim, Kule lexoi mesazhin që i ka dërguar rektorit Mynyr Koni dhe përgatiti një tjetër shkresë duke i dërguar sërish listat.

“Unë kam me vete të gjitha listat për 1034 studentë. Do lexoj shkresën që i kam bërë rektorit Mynyr Koni. Rikërkoj në mënyrë urgjente të nënshkruani diplomat për studentët. Ju vë në dukje se asnjë justifikim nuk ju legjitimon të mos përmbushni detyrimin ligjor ndaj studentëve. Kjo është më tepër alibi për opinionin publik pasi listat i dispononi që më 25 shkurt”, tha Kule.

Ky reagim i Kules vjen, pasi sot dhjetëra studentët të Ekonomikut, të cilët kanë mbaruar shkollën kërkojnë marrjen e kartonit të diplomës. Studentë kanë kërkuar edhe një takim me përfaqësues të ministrisë së Arsimit.

Shkak për mos marrjen e diplomave është bërë një konflikt mes dekanit të Fakultetit Ekonomik, Dhori Kule dhe rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni. Kule i ka dërguar listat e studentëve tek Qendra e Shërbimeve Arsimore dhe jo tek rektorati dhe për këtë arsye Koni nuk i ka fimosur.

Si pasojë e këtij konflikti ka mbetur pa diploma 315 studentë. Sakaq për këtë problematikë, Koni i ka kthyer një përgjigje ministrisë , ku i theksoi se do i firmosë diplomat e studentëve, sapo dekani i Fakultetit të Ekonomisë, të dorëzojë listën përfundimtare me të dhënat për matrikullim.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dhori kule diplomat e studenteve te ekonomikut studentet e ekonomikut dhori kule diplomat e studenteve te ekonomikut studentet e ekonomikut

Sondazh

Poll