Aktualitet

“Prokuroria të mos mbyllë sytë”, Gjonaj deklaratë të fortë parë Çelës: Mos u bëni njësh me kriminelët

2 Korrik 2020, 09:22 Nga DOSJA
“Prokuroria të mos mbyllë sytë”, Gjonaj

TIRANË- Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka zhvilluar sot një takim online me kyeprokurorin Olsian Çela. Në takimin online, Gjonaj adresoi rekomandimet e qeverisë në luftën kundër kriminalitetit. Më fjalën e saj, numri një i drejtësisë u shpreh se nga drejtësia sot priten ritme më të shpejta, pasi është dhe një nga kushtet e BE-së.

Lufta kundër krimit të organizuar është një nga prioritet kyçe e para si detyrim ndaj shqiptarëve dhe e dyta si përmbushje e një prej pikave të vendosura për të hyrë në BE”, tha Gjonaj dhe më tej shtoi se “rritja e numrit të hetimeve për pastrimin e parave. Dobësimi i fininacimeve me para të pista është një nga fushat që duhet parë me kujdes. Ky është një aktivitet kryesor nga ku duhet luftuar krimi i organizuar. Për këtë duhet bashkëpunim mes tre institucioneve si Prokuroria e Posaçme, policisë dhe OFL-së, por edhe e agjensive ligjzbatuese rajonale“.

Ministrja në fjalën e saj shtoi se duhet një bashkëpunim ndëristitucional, i cili do të ndihmonte në rritjen efektive për zbulimin e grupeve kriminale. Ministrja u tregua dhe më e ashpër duke thënë se “Prokuroria të mos mbyllë sytë përpara veprave penale apo, akoma më keq, të bëhet palë me kriminelin”. Por pas fjalës së Gjonaj, kryeprokurori Olsian Çela ka thanë se qeveria duhet t’i japë fund anomalive.

Pavarësia funskionale e prokurorve, nuk jan qëndrime në vetevete, por pavarësia duhet të qëndrojë si pika më e fortë. Këto rekomandime marrin role të veçanta. Nuk mund të lë pa përmnedur, prokurorinë e përgjithshme dhe prokurorinë e posaçme, që veprojnë brenda sistemit. Ekzekutivi duhet ti japë fund kësaj anomalie. Për rekomandimet, koha për të cilën ata mbërritën në prokurori e bën të vështirë marrjen e masave dhe hartimin e planeve dhe strategjive në mënyrën që duhet”, u shpreh Çela.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet etilda gjonaj olsian cela rekomandimet e qeverise per prokurorine etilda gjonaj olsian cela rekomandimet e qeverise per prokurorine

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Korrik 2020, 08:02

VLORË- Situata e COVID-19 në Shqipëri, çdo ditë e më tepër bëhet alaramte. Rastet e reja ditore të raportuara nga Ministria e Shëndetësisë kanë qenë...