Aktualitet

Grabitja në Rinas, SPAK përfundon hetimet, dosja në gjykatë me 8 të pandehur (EMRAT+AKUZAT)

2 Korrik 2020, 09:19 Nga DOSJA
Grabitja në Rinas, SPAK përfundon hetimet, dosja në gjykatë

TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit, (SPAK), ka përfunduar hetimet për grabitjen e Rinasit. Në një njoftim për mediat, SPAK bën me dije se janë 8 të pandehur; Klement Cala, Eldi Cala, Oltjan Veseli, Saimir Cela, Eltjon Pikli, Renaldo Sula,  Talo Cela, Alkond Bengasi. Ata akuzohen se janë pjesë e një grupi kriminal, dhe në bazë të hetimeve është provuar se kishin nisur të realizonin planin e grabitjes shumë kohë përpara. Grupi i Rinasit kishte përshtatur mjetin e grabitjes, kishte siguruar automjetin, armët luftarake, studimin e lëvizjes por edhe kishte siguruar mënyrën sesi të hapte dyert e emergjencës. Çështja penale në ngarkim të të pandehurve të mësipërm është dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë.

NJOFTIMI I PLOTE:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë në bashkëpunim me policinë gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, ka përfunduar hetimet paraprake për proçedimin penal nr.136 viti 2019, që bën fjalë për vjedhjen me armë të shumave monetare të tre bankave të nivelit të dytë, të ndodhur në datën 09.04.2019 në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”, Tiranë.

Në përfundim të hetimeve paraprake, pasi janë kryer të gjitha veprimet e mundshme dhe të nevojshme hetimore, pasi janë vlerësuar të gjitha provat e administruara gjatë hetimeve, iu është njoftuar akuza dhe janë marrë të pandehur personat e mëposhtëm:

Të pandehurit e mësipërm akuzohen se janë anëtarë të grupit kriminal që ka planifikuar vjedhjen me armë të shumave monetare në datën 09.04.2019 shumë kohë para se të realizohej, kanë siguruar dhe kanë përshtatur automjetin me të cilin kanë realizuar vjedhjen, automjetet e tjera me të cilët janë larguar nga vëndi i ngjarjes, kanë siguruar mjetet e nevojshme për hapjen e dyerve të emergjencës së perimetrit të aeroportit, kanë siguruar armët luftarake, kanë studiuar lëvizjet e mjeteve monetare në brëndësi të aeroportit, kanë planifikuar kryerjen e vjedhjes dhe e kanë realizuar vjedhjen sipas një plani të detajuar.

Çështja penale në ngarkim të të pandehurve të mësipërm është dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë. Hetimet paraprake vijojnë për persona të tjerë që dyshohet se mundet të jenë pjesë e të njëjtit grup kriminal që ka kryer vjedhjen e mësipërme. Njëkohësisht, vijojnë hetimet paraprake edhe në lidhje me përgjegjësinë e punonjësve të ngarkuar me detyrën e marrjes së masave për sigurinë e perimetrit të aeroportit, si dhe të punonjësve të ngarkuar për ushtrimin e kontrollit për marrjen e këtyre masave.

Grabitja ndodhi në aeroportin e Rinasit, mesditën e 9 prillit. Një makinë pa targa mbi të cilën shkruhej “Hetimi Tatimor” vodhi 4.6 milionë euro që do të transportoheshin drejt Vienës. Pasi kryen grabitjen, autorët u larguan me shpejtësi nga dera e pasme e aeroportit. Gjatë largimit pati edhe një shkëmbim zjarri mes autorëve dhe policisë, ku mbeti i vrarë Admir Murataj, i cili mendohet se ishte koka e grupit.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet grabitja në rinas 9 prill 2019 spak mbyll dosjen per rinasin grabitja në rinas 9 prill 2019 spak mbyll dosjen per rinasin

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Korrik 2020, 08:02

VLORË- Situata e COVID-19 në Shqipëri, çdo ditë e më tepër bëhet alaramte. Rastet e reja ditore të raportuara nga Ministria e Shëndetësisë kanë qenë...