Aktualitet

BILANCI/ 3 të vdekur dhe 82 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit. Vatrat e nxehta Tirana, Durrësi e Shkodra, foshn

2 Korrik 2020, 08:51 Nga DOSJA
BILANCI/ 3 të vdekur dhe 82 raste të reja me COVID-19 në 24

TIRANË- 3 të vdekur dhe 82 raste të rëja, ky është bilanci i COVID-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë në përditësimin e të dhënave ka bërë me dije se virusi po përhapet me shpejtësi dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që të zbatojnë masat kundër COVID-19.

Rovena Daja nga ISHP ka bërë me dije se viktimat e sotme janë një 63-vjeçare nga Tirana, një 65-vjeçar nga Tirana dhe një 60-vjeçar nga Elbasani, me disa sëmundje bashkëshoqëruese. Ndërkohë harta e të prekurve është zgjeruar me 30 raste në Tiranë, nga 6 raste në Shkodër, Kavajë, Fushë-Arrëz, 5 në Vlorë, nga 4 raste në Krujë, Durrës, Lushnje, nga 2 raste në Fier, Kurbin, Korçë, Berat, Dibër, Vau i Dejës, dhe nga 1 rast përkatësisht në Elbasan, Lezhë, Has, Pukë dhe Rrogozhinë.

Lajmi i mirë është se janë shëruar dhe 43 persona, ndërkohë në Spitalin Infektiv po trajtohen 78 pacientë, 9 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar në gjendje të rëndë. Që nga nisja e pandemisë deri sot janë konfirmuar 2662, nga të cilët 1559 janë shëruar. Në të gjithë vendin janë 1034 raste aktive dhe kanë humbur jetën 69 persona.

Ndërkohë gjatë pasdites së sotme janë shënuar disa raste të reja me COVID-19. Në Tiranë një foshnje 1 muaj e gjysmë është transportuar drejt repartit të COVID në pediatrinë e QSUT. Kjo është foshnja e parë e prekur nga COVID-19 që shtrohet në spital dhe sipas Ministrisë wshtw infektuar nga e wma.

Po ashtu gjatë orëve të pasdites janë regjistruar dy raste të reja në Kukës dhe një 60-vjeçare nga Erseka e cila banonte në Tiranë. Ndërkohë që një rast është shënuar edhe në Berat, ku një i burgosur pas kthimit në qeli ka shfaqur shenjat e pandemisë.  

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 ministria e shendetesise koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 ministria e shendetesise

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Korrik 2020, 08:02

VLORË- Situata e COVID-19 në Shqipëri, çdo ditë e më tepër bëhet alaramte. Rastet e reja ditore të raportuara nga Ministria e Shëndetësisë kanë qenë...