Aktualitet

Ngërçi me diplomat/ Studentët e Ekonomikut ngrihen në protestë: Duam të marrim kartonin. Kule: Do ua japim patjetër, e dr

2 Korrik 2020, 07:48 Nga DOSJA
Ngërçi me diplomat/ Studentët e Ekonomikut ngrihen në

TIRANË- Dhjetëra studentë të masterit të Fakultetit Ekonomik të Tiranë u ngritën në protestë sot për pengesën e marrjes së diplomave. Studentët u vendosën para godinës së këtij fakulteti dhe kërkuan kartonin e diplomës.

“Unë do shkoj që të përcjell saktë fjalën e studentëve. Sot në dyert e fakultetit jemi sërish. Ne duam kartonin e diplomës.  Kemi mbaruar dy vite shkollë”, u shpreh një nga studentet

Më pas ata zhvilluan një takim me dekanin e fakultetit Ekonomik, Dhori Kulen. Ky i fundit deklaroi para tyre, se të gjithë do t’i marrin kartonin e diplomës. Kule sqaroi se problemi është drejt zgjidhjes dhe se kërkesa e studentëve është legjitime.

Studentët e masterit në Fakultetit Ekonomik, për periudhën 2017-2019 edhe pse kanë paguar tarifën e plotë të studimit dhe kartonin e diplomës, nuk kanë marrë ende në dorë këtë dokument. Shkak është bërë një konflikt mes dekanit të Fakultetit Ekonomik, Dhori Kule dhe rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni. Kule i ka dërguar listat e studentëve tek Qendra e Shërbimeve Arsimore dhe jo tek rektorati dhe për këtë arsye Koni nuk i ka fimosur.

Si pasojë e këtij konflikti ka mbetur pa diploma 315 studentë. Sakaq për këtë problematikë, Koni i ka kthyer një përgjigje ministrisë , ku i theksoi se do i firmosë diplomat e studentëve, sapo dekani i Fakultetit të Ekonomisë, të dorëzojë listën përfundimtare me të dhënat për matrikullim.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet besa shahini diplomat e studenteve te ekonomikut mynyr koni studentet e ekonomikut besa shahini diplomat e studenteve te ekonomikut mynyr koni studentet e ekonomikut

Sondazh

Poll