Aktualitet

2 Korrik 2020, 08:02 Nga DOSJA

VLORË- Situata e COVID-19 në Shqipëri, çdo ditë e më tepër bëhet alaramte. Rastet e reja ditore të raportuara nga Ministria e Shëndetësisë kanë qenë të larta, por sërish masat nuk po respektohen nga askush.

Institucionet shtetërore që duhet të ishin model për respektimin e masave, janë të parët që thyejnë rregullat. Në Postën Shqiptare në Vlorë të moshuarit janë dyndur për të marrë pensionin, por askush nuk u kërkon llogari për të ruajtur distancat dhe për të mbajtur maskat.

Siç shihet dhe nga pamjet e publikuara nga FaxNews, po Postë nuk ka asnjë person për disiplinuar të moshuarit dhe nuk shihet asnjë tabelë për tu kërkuar qytetarëve që të zbatojnë rregullat.

Brenda ambienteve të këtij institucioni janë më shumë se 20 pensionistë, të cilët duhet të prisnin në banesat e tyre e të shkonte postieri për tu dorëzuar pensionin,por duket se dhe ky premtim i Kryeministrit nuk është mbajtur. Kjo situatë është dhe në institucione të tjera, pasi rregullat kundër përhapjes së COVID-19 po neglizhohen në masë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 posta ne vlore koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 posta ne vlore

Sondazh

Poll