Aktualitet

Rëndohet bilanci i COVID-19/ Humbin jetën 3 pacientë tek Infektivi. MSH: Vuanin nga sëmundje bashkëshoqëruese

2 Korrik 2020, 08:59 Nga DOSJA
Rëndohet bilanci i COVID-19/ Humbin jetën 3 pacientë tek

TIRANË- Rëndohet bilanci i COVID-19. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 2 të moshuar nga Tirana, si edhe një 60-vjeçar nga Elbasani. Sipas MSH-së,  viktimat vuanin edhe nga sëmundje bashkëshoqëruese.

“Në 24 orët e fundit, fatkeqësisht, një 63 vjeçare nga Tirana, një 65 vjeçar nga Tirana dhe një 60 vjeçar nga Elbasani, me disa sëmundje bashkëshoqëruese kanë humbur jetën në spitalin infektiv, pavaresisht trajtimit në terapi intensive dhe përpjekjeve të stafit mjekësor. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve. Pavarësisht të shëruarve, vijon të ketë shtrime të reja në spitalin infektiv, ku aktualisht po trajtohen 78 pacientë, 9 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar në gjendje të rëndë.”, njoftoi ministria e Shëndetësisë.

Ndërkohë sot janë konfirmuar 82 raste të reja. Kështu, është rritur ndjeshëm numri i të infektuarve dhe harta është zgjeruar në 19 qytete. Aktualisht në spitalin Infektiv po marrin mjekim 78 pacientë, 9 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar. Që nga nisja e pandemisë deri sot janë konfirmuar 2662, nga të cilët 1559 janë shëruar.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Korrik 2020, 08:02

VLORË- Situata e COVID-19 në Shqipëri, çdo ditë e më tepër bëhet alaramte. Rastet e reja ditore të raportuara nga Ministria e Shëndetësisë kanë qenë...