Bota

I pari që nuk u bindet rregullave të Boris Johnson/ I ati i kryeministrit britanik udhëton drejt Greqisë në kohë pandemie

2 Korrik 2020, 09:28 Nga DOSJA
I pari që nuk u bindet rregullave të Boris Johnson/ I ati i

BRITANI E MADHE- I ati i kryeministrit britanik, Boris Johnson, 79-vjeçari Stanley Johnson ka thyer rregullat e vendosura nga vet djali i tij në Britani si shkak i Covid-19.

Përmes Bullgarisë, 79-vjeçari ka arritur në Greqi në një kohë që qeveria greke ende nuk ka konfirmuar pritjen e turistëve britanikë deri në mes të korrikut, në një kohë kur situata e pandemisë nuk është ende e qetë.

Stanley Johnson ka shkuar në Athinë për të vizituar vilën e tij në Pelion, por as nuk ka hezituar të postojë foto në llogarinë zyrtare në Instagram, ku ka treguar edhe pamjet nga fluturimi nga udhëtimi.

 

 

 

Arriving in Athens this evening!

A post shared by Stanley Johnson (@stanleyjohnson) on

 “Unë jam në Pelion si pjesë e një udhëtimi të nevojshëm, duke u munduar ta mbroj pronën time kundër koronavirusit. Më duhet të zbatoj masat e nevojshme në distancë, sepse këtu ata i kanë marrë ato shumë seriozisht. Grekët po përpiqen të bllokojnë ardhjet nga Britania, por ata ishin shumë të lumtur kur panë që erdha. E vetmja gjë që ata më pyetën ishte nga erdha dhe çfarë bëra, dhe më pas ata matën temperaturën. Nga sa shoh këtu, ardhja e britanikëve nuk do të jetë rrezik, sepse grekët janë shumë të kujdesshëm. Sigurisht që do të shkoj në një bar, nëse dua të shkoj në një të tillë.”- është shprehur në një postimet e tij Stanley Johnson.

Burimi:  MIRROR

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota i ati i boris johnson koronavirusi në britaninë e madhe koronavirusi në greqi stanley johnson i ati i boris johnson koronavirusi në britaninë e madhe koronavirusi në greqi stanley johnson

Sondazh

Poll