Bota

“Pas aktakuzës kundër Thaçit fshihet Merkel”, media Serbe zbulon prapaskenat: Grenell shumë shpejt në Beograd, do takoh

2 Korrik 2020, 06:35 Nga DOSJA
“Pas aktakuzës kundër Thaçit fshihet Merkel”, media

SERBI- I dërguari special i Presidentit Donald Trump për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell në ditët në vijim në Beograd. Mediat vendase shkruan se Grenell do të përjellë porositë e Trump.

“Alo”, duke iu referuar disa burimeve diplomatike shkruan se ardhja e Grenellit ishte paralajmëruar për më vonë, por është përshpejtuar për shkak të publikimit të aktakuzës kundër Presidentit Hashim Thaçi. Sipas kësaj medie, aktakuza ishte “mina gjermane me të cilën u pamundësua takimi i 27 qershorit

Shpallja e akuzës për Thaçin pas të cilës qëndron direkt Merkel ka ndikuar në anulimin e takimit të përfaqësuesve të Beogradit e Prishtinës në Uashington, por ka nxitur Grenellin që aktivitetin ta vendos në marshin e pestë të shpejtësisë dhe hapi i tij dhe ardhja në Serbi është kundërpërgjigje ndaj Gjermanisë” thotë diplomati.

Më tej tregohen porositë që Grenell do të dorëzojë në Beograd për Presidentin, Aleksandër Vuçiç. Emisari i Trump do të dorëzoje: Letra për qëllimin e përtëritjes së transportit ajror; memorandumi për përtëritje të linjës hekurudhore dhe memorandumi për vazhdimin e autostradës mes Nishit e Prishtinës

Grenell sipas burimeve diplomatike pasi ka besimin e Tramp është i vendosur të vendos qasjen ekonomike në çështjen e Kosovës për dallim nga BE që çështjet politike i sheh si primare, Ardhja e tij pritet të njoftohet brenda javës bashkë me axhendën.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic grenell ne beograd hashim thaçi nën akuze richard grenell aleksander vucic grenell ne beograd hashim thaçi nën akuze richard grenell

Sondazh

Poll