Bota

Shtimi i rasteve të reja/ Paralajmërimi i OBSH: Lindja e Mesme është në një prag kritik të pandemisë

2 Korrik 2020, 08:01 Nga DOSJA
Shtimi i rasteve të reja/ Paralajmërimi i OBSH: Lindja e Mesme

LINDJA E MESME- Sipas shifrave të publikuara nga organizmi global i shëndetësisë ditën e djeshme, 22 vendet nga Maroku në Pakistan kishin regjistruar 1,077,706 raste me koronavirus dhe  24.973 viktima.

Organizata Botërore e Shëndetit paralajmëroi të mërkurën se Lindja e Mesme ishte në një moment vendimtar në luftën kundër COVID-19, ku niveli i rasteve të reja është rritur pasi vendet lehtësojnë masat e bllokimit.

“Ne jemi në një prag kritik në rajonin tonë.”- deklaroi  kreu i OBSH-së për Lindjen e Mesme, Ahmed al-Mandhari, në një konferencë për shtyp në internet.

Mandhari tha që kalimi i një milion infeksionesh shënoi një “pikë shqetësuese” dhe u bëri thirrje vendeve të forcojnë sistemin e tyre të kujdesit shëndetësor.

“Numri i rasteve të raportuara vetëm në qershor është më i lartë se numri i përgjithshëm i rasteve të raportuara gjatë katër muajve pas rastit të parë të raportuar në rajon më 29 janar.”- u shpreh ai.

Virusi vdekjeprurës shpërtheu në Kinë prej në fund të dhjetorit të 2019 e në mars të 2020 në mbarë botën, por Covid-19 vijon të jetë ende një kërcënim për botën. Deri më tani në gjithë globin janë infektuar 10,812,822 persona. Ndërkohë 519,118 të tjerë kanë humbur jetën. Lajm i mirë është se betejën me COVID-19 e kanë fituar 6,034,257 qytetarë.

Burimi:  TheHindu

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne lindjen e mesme koronavirusi ne lindjen e mesme

Sondazh

Poll