Bota

“Katastrofë konservimi”/ Mbi 350 elefantë gjenden të ngordhur në Afrikën Jugore (MISTERI)

2 Korrik 2020, 08:40 Nga DOSJA
“Katastrofë konservimi”/ Mbi 350 elefantë gjenden të

AFRIKË– Qeveria e Botsvanas në Afrikën Jugore nuk ka ende prova për mbetjet e  kafshëve të vdekura, duke e përshkruar si një “katastrofë konservimi”. Më shumë se 350 elefantë kanë ngordhur në veri të Botsvanas, ku nga fotot e publikuara shihet një ngordhje masive,  misterioze e përshkruar nga shkencëtarët si një “katastrofë konservimi”.

Një grup elefantësh të ngordhur janë pamjet tronditëse të publikuara nga mediat e huaja, për herë të parë në Delta Okavango gjatë fillimit të majit, ku në total numërohen 169 elegantë të vdekur deri në fund të muajit.

Nga mesi i qershorit, numri ishte dyfishuar, ku  70% elefantëve të ngordhur janë gjetur pranë disa pellgjeve me ujë.

“Kjo është një humbje masive në një nivel që nuk është parë për një kohë shumë të gjatë.”- është shprehur Dr Niall McCann në Mbretërinë e Bashkuar,  drejtor i “National Park Rescue.”

Qeveria e Botsvanas nuk ka testuar ende mostra, prandaj deri më tani  nuk ka informacion të saktë të shkakut që ka çuar në ngordhjen e 350 elefantëve. Dy mundësitë kryesore janë helmimi ose një patogjen i panjohur. Ndërkohë Antraaksi, i konsideruar fillimisht shkaku më i mundshëm është përjashtuar.

McCann është shprehur: Kur ne kemi një humbje masive të elefantëve pranë zonave të banuara  duket e jashtëzakonshme që qeveria nuk i ka dërguar mostrat në një laborator të njohur.Dëshmitarët lokalë thonë se disa elefantë janë parë duke shëtitur nëpër zonën ku edhe janë gjetur të ngordhur, një tregues ky i dëmtimit neurologjik.

“Nëse shikoni kufomat, disa prej tyre janë rrëzuar me fytyrë përtokë,  duke treguar se ata ngordhën shumë shpejt. Të tjerët padyshim që vdesin më ngadalë, si ato që enden përreth për një kohë më të gjatë. Prandaj është shumë e vështirë të thuash se çfarë e ka shkaktuar këtë ngordhje masive të elefantëve.”- shtoi më tej McCann.

Ndërkohë është vënë re se mes këtijnumrit kaq të lartë të të ngordhurëve janë elefantët e të gjitha moshave dhe të të dyja gjinive.  Numri i vërtetë rasteve ka të ngjarë të jetë edhe më i lartë sepse trupat e pajetë mund të jenë të vështira për t’u parë, thonë konservatorët.

Burimi:  TheGuardian

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota ngordhin 350 elefante ne afrike qeveria e botsvanas ngordhin 350 elefante ne afrike qeveria e botsvanas

Sondazh

Poll