Bota

“Donin të rënon Rugovën”/ Familja e Haki Imerit publikon dokumentin: Isa Mustafa dhe Bujar Bukoshi kanë marrë 3 mln mar

2 Korrik 2020, 05:54 Nga DOSJA
“Donin të rënon Rugovën”/ Familja e Haki Imerit

KOSOVË-Familja e Haki Imerit në Kosovë ka publikuar një dokument të ri, ku thuhet se Isa Mustafa dhe Bujar Bukoshi janë paguar për Zonën Operative të Llapit rreth 3 milionë marka.

“A janë shperdoruar këto mjete të dedikuara për luftën? Është e sigurtë që janë shpërdoruar, ka nga këta që akuzohen për organizim vrasje të shqiptarëve. E ardhmja do ta vërtetojë rolin përçares të Isa Mustafës e Bujar Bukoshi për të rrënuar Ibrahim Rugovën dhe për të përcarë faktorin ushtarak shqiptar në Kosovë”, shkruan ai.

Haki Ymeri ka qenë pjesë e LDK-së. Ai u vra 21 vite më parë dhe vrasja e tij është  pazbuluar edhe sot e kësaj dite.

Këto akuza ndaj Isa Mustafës vijnë në një kohë kur Prokuroria Speciale në Kosovë ka nisur hetimet për krime lufte ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe 9 zyrtarëve. Thaçi nuk ka pranuar që të japë dorëheqjen, ndërsa shtoi se nëse akuzat ndaj tij provohen ai do të largohet nga detyra për t’u përballur me drejtësinë. Por, pas nisjeve të hetimeve dështoi edhe dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, pasi në Shtëpinë e Bardhë ishte planifikuar të zhvillohej takimi i radhës.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni bujar bukoshi haki imeri isa mustafa bujar bukoshi haki imeri isa mustafa

Sondazh

Poll