Bota

Shtimi i rasteve të reja me Covid-19/ Paralajmërimi i Faucit për pandeminë në SHBA

2 Korrik 2020, 07:45 Nga DOSJA
Shtimi i rasteve të reja me Covid-19/ Paralajmërimi i Faucit për

SHBA– Shtetet e Bashkuara thyen një tjetër rekord shqetësues të martën, kur regjistruan 47 mijë raste të reja me koronavirus, numri më i lartë i infeksioneve të reja brenda një dite që nga fillimi i pandemisë.

Dr Fauci ka paralajmëruar një rrezik të një shpërthimi më të madh në SHBA. Eksperti i lartë amerikan për sëmundjet infektive, Dr Anthony Fauci, ka shprehur shqetësimin e tij për rritjen e rasteve të reja me koronavirus në vend, duke paralajmëruar rrezikun e një shpërthimi më të madh nëse nuk vihet nën kontroll situata.

“Ne u goditëm shumë keq, më keq se çdo vend, po t’i referohesh numrit të rasteve dhe numrit të vdekjeve. Problemi i cili po hasim tani është se në një përpjekje për të ashtuquajturën rihapje ose hapjen e vendit dhe kthimin e saj në një formë të normalitetit, ne po shohim goditje shumë shqetësuese në shtete të ndryshme në SH.B.A.”- i tha ai.

“Ne na duhet të marrim kontrollin ose rrezikojmë një shpërthim edhe më të madh në Shtetet e Bashkuara.”

Duke krahasuar situatën në SHBA me mënyrën se si disa vende evropiane kontrolluan përhapjen e virusit, Dr Fauci tha: “Ata u mbyllën në masën prej rreth 97%. Në SHBA, madje edhe në mbylljen më të rreptë, vetëm rreth 50% e vendit ishte mbyllur. Kjo lejoi shpërthim te vazhdueshem”

“Ne duhet të krijojmë një ndienjë përgjegjësie sociale tek njerëzit, veçanërisht të rinjtë.”- shpjegoi ai, duke përmendur se të rinjtë kishin më pak gjasa të preken seriozisht nga Covid-19, por prapë mund të përhapin sëmundjen.

Burimi: NYTIMES

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota dr fauci koronavirusi ne shba dr fauci koronavirusi ne shba

Sondazh

Poll