Bota

Rritje masive e rasteve të reja në gjithë botën/ Paralajmërimi i OBSH: Pandemia po përhapet më shumë

2 Korrik 2020, 09:08 Nga DOSJA
Rritje masive e rasteve të reja në gjithë botën/

GJENEVË– Në një kohë që shumë shtete në Europë por edhe në kontinente të tjera po mundohen të rihapen dhe të lehtësojnë masat e Covid-19, është parë një rritje e ndjeshme e rasteve të reja, duke shtuar sërish frikën e një vale si në muajt mars dhe prill.

Ndërkohë  sëfundmi Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë një tjetër paralajmërim, duke u shprehur se pandemia e koronavirusit është duke u zgjeruar edhe më shumë krahasuar me fuqinë që kishte kur shpërtheu në fillim.

Kujtojmë se sot në SHBA u rregjistruan mbi 52 mijë të infektuar brenda 24 orëve, ndërkohë eksperti më i lartë për virusin atje, Dr.Fauci ka thënë se për pak javë SHBA-ja do të shënojë edhe  100 mijë raste brenda 1 dite.

Niveli i infektimit javën e kaluar ka arritur në nivelin më lartë, kanë treguar të dhënat e OBSH-së.

Kreu i përgjitshëm i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka deklaruar se numri i rasteve të infektimit brenda ditës ka arritur në mbi 160,000 në nivel global.

Rritja e numrit të të infektuarve ka detyruar zyrtarët amerikanë, më së shumti ato në shtetet jugore dhe ato perëndimore, që të kthejnë mbrapsht vendimet për hapje të restoranteve dhe plazheve, në prag të shënimit të pavarësisë së SHBA-së më 4 korrik.

Por kjo rritje e frikshme e rasteve të reja në SHBA, mesa duket ka ndryshuar qëndrimin e Presidentit amerikan, Donald Trump lidhur me menaxhimin e situatës së COVID-19. Ai ka thënë se vendosje e maskave është e nevojshme dhe është e detyrueshme të zbatohet si masë.

“Unë jam për vendosje të maskave. Mendoj se maskat janë të mira. Njerëzit mund të më shohin duke e vendosur atë.”- është shprehur Trump.

Burimi:  TBS

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote tedros adhanom ghebreyesus koronavirusi ne bote tedros adhanom ghebreyesus

Sondazh

Poll