Bota

Rekord rastesh të reja në SHBA, infektohen me COVID-19 mbi 52 mijë persona në 24 orët e fundit

2 Korrik 2020, 07:52 Nga DOSJA
Rekord rastesh të reja në SHBA, infektohen me COVID-19 mbi 52

SHBA-Covid- 19 u përhap në Kinë, por vendi më i goditur deri më tani nga ky virus vdekjeprurës është SHBA, një ndër vendet që ka arritur rekord botëror si për numrin e rasteve të reja ashtu edhe për numrin e viktimave.

Në 24 orët e fundit SHBA ka regjistruar numër teje të lartë të numrit të të  infektuarëve.  Sipas mediave të huaja mësohet se të paktën  52,982 persona kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 në 24 orët e fundit në SHBA. Këto të dhëna vijnë sipas universitetit Johns Hopkins në SHBA, institucioni që është mbështetur gjerësisht për të ndjekur të dhënat globale të viruseve.

Tashmë me këtë rritje të ditës së sotme numri total i pacientëv  të sëmurë ka arritur në total në SHBA tani arrijnë në 2,779,953, ndërsa viktima numërohen 130.798 që prej fillimit të shpërthimit të virusit.Ky bilanc është më shumë se dyfishi i vdekjeve të regjistruara në Brazil, që vjen në vendin e dytë.

Ndërkohë zyrtari i lartë shëndetësor amerikan Dr.Anthony Fauci ka paralajmëroi që vendi së shpejti mund të kapë 100,000 infektime në ditë, ndërkohë që sot është arritur shifra mbi 50 mijë të infektuar në ditë.

Burimi: Theguardian

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne shba koronavirusi ne shba

Sondazh

Poll