Bota

Rimëkëmbja pas Covid-19/ Greqia rihap aeroportet rajonale për fluturimet ndërkombëtare

2 Korrik 2020, 08:16 Nga DOSJA
Rimëkëmbja pas Covid-19/ Greqia rihap aeroportet rajonale për

GREQI-Aeroportet rajonale në të gjithë Greqinë, përfshirë edhe ishujt kryesorë turistikë, kanë nisur fluturimet e drejtpërdrejta ndërkombëtare sërish nga dita e djeshme.

Shumë udhëtarë ndërkombëtarë kanë arritur të fluturojnë drejt Greqisë që nga 15 qershori, por vetëm për në Athinë ose qytetin verior të Selanikut.

Ndërsa nga 1 korriku, turistët mund të fluturojnë drejtpërdrejt në ishujt grekë dhe aeroportet e tjera në territorin e saj.

Përveç udhëtarëve nga Bashkimi Evropian me 27 vende anëtare, Greqia po lejon gjithashtu edhe ata që banojnë në 14 vende jo anëtare të BE-së, por që BE-ja i ka konsideruar shtete të sigurta lidhur me koronavirusin.

Gjithashtu po lejon edhe të gjithë qytetarët grekë e të diasporës greke, pavarësisht se prej nga ku nisën për fluturim si dhe shtetas të vendeve të treta që kanë qëndrim të përhershëm në Greqi ose janë anëtarë të familjeve të shtetasve evropianë si edhe një listë të gjerë të qytetarësh të konsideruar si punëtorë të domosdoshëm.

Por fluturimet direkte nga Britania e Madhe dhe Suedia janë të ndaluara deri më 15 korrik.

Burimi: Ekathimerini

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni greqia rihap aeroportet koronavirusi në greqi greqia rihap aeroportet koronavirusi në greqi

Sondazh

Poll