Bota

“Dialogu nuk ka alternativë”, Hoti: Po punojmë për të kompozuar një ekip që do kryesohet nga unë

1 Korrik 2020, 10:03 Nga DOSJA
“Dialogu nuk ka alternativë”, Hoti: Po punojmë për

PRISHTINË-Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ditën e sotme teksa ka folur nga mbledhja e Qeverisë është shprehur se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojë, pavarësisht zhvillimeve të fundit.

Kryeministri Hoti ka deklaruar para ministrave se dialogu me Serbinë nuk ka alternativë dhe se Kosova duhet të tregojë përkushtimin që ka si shtet në këtë proces.

Hoti ka bërë me dije se është duke punuar në kompozimin e një ekipi që do ta përfaqësojë Kosovën.

“Kemi në rend të ditës një vendim të rëndësishëm, më lejoni edhe njëherë që pavarësisht zhvillimeve që ndodhin dialogu nuk ka alternativë, duhet të tregojmë përkushtim si shtet në këtë proces. Kosova është e përgatitur në këtë proces, është bërë një punë e madhe në secilin e tema të mundshme që duhet të fillojë nga njohja reciproke, jemi duke punuar që të kompozojmë një ekip që do të përfaqësojë Kosovën në këtë proces që do të kryesohet nga kryeministri.”– është shprehur Hoti.

Më 24 qershor kur delegacioni nga Kosova ishte nisur për në Uashingon, në media u publikua lajmi i aktakuzave. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është akuzuar sëbashku me kreun e PDK, Kadri Veseli dhe 9 ish-luftëtarë të UÇK-së se kanë kryer më shumë se 100 vrasje të paligjshme gjatë luftës në Kosovë. Për herë të parë, politika në Shqipëri dhe Kosovë u bë njësh duke i dalë në mbrojtje ish-ushtarëve të UÇK-së. Ndërsa nga ana tjetër publikimi i aktakuzave solli dhe anulimin e dialogut në Shtëpinë e Bardhë.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota avdullah hoti dialogu kosove-serbi avdullah hoti dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll