Bota

Gjermania merr presidencën 6-mujore të BE-së, Merkel: Evropa është e ardhmja jonë, do punojmë ngushtë me Francën

1 Korrik 2020, 07:44 Nga DOSJA
Gjermania merr presidencën 6-mujore të BE-së, Merkel: Evropa

GJERMANI- Nga sot, Gjermania ka marrë përsipër presidencën gjashtëmujore të Bashkimit Evropian. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tashmë ka përgatitur një plan të rimëkëmbjes ekonomike, për të ndihmuar BE-në të përballet me pasojat pandemisë së koronavirusit. 

Pas një takimi me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, Merkel tha se “Gjermania dhe Franca, në muajt e ardhshëm, duan të luajnë një rol së bashku duke e bërë të qartë se Evropa është e ardhmja jonë”. Kancelarja më tej u shpreh se uniteti gjermano-francez në rindërtimin e ekonomisë së BE-së, është prioritet i saj gjatë presidencës. 

Një test i parë i madh për presidencën gjermane do të jetë një samit i BE-së më 17 dhe 18 korrik, ku Merkel shpreson se liderët do të arrijnë një marrëveshje mbi fondin e emergjencës për përballimin e situatës së COVID-19. Po ashtu sfida e radhës është dhe integrimi i Ballkanit Perëndimor në union. 

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota angela merkel gjermania merr presidencen e be angela merkel gjermania merr presidencen e be

Sondazh

Poll

Bota 30 Qershor 2020, 20:10

KORE E VERIUT-  Marrëdhëniet mes Koresë së  Veriut dhe asaj të Jugut po përkeqsohen, pasi kjo e fundit ka nisur të shpërndajë fletëpalosje në Veri ku në to shfa...