Bota

Miratoi ligjin për marrjen e kontrollit në Hong-Kong, Kina nis arrestimet e para të protestuesve

1 Korrik 2020, 09:51 Nga DOSJA
Miratoi ligjin për marrjen e kontrollit në Hong-Kong, Kina nis

HONG KONG– Në fillim të kësaj jave Kina miratoi ligjin e sigurisë duke i dhënë asaj më shu më fuqi veprimimbi Hong Kongun.  Pas këtij lajmi mijëra qytetarë kanë dalë në rrugët e Hong Kongut  duke protestuar për këtë ndryshim të qeverisë kineze.

Ndërkohë që protestat masive e të dhundhshme kanë vijuar prej orësh në Hong-Kong, policia ka nisur edhe me arrestimet e para “anti-protestë”.

Nga mediat e huaja është mësuar se 2 persona janë arrestuar mëngjesin e kësaj të mërkure gjatë tubimeve me rastin e përvjetorit të çlirimit nga Britania në vitin 1997, sipas marrëveshjes për Hong-Kongun do të jetë rajon autonom për 50- vite por nën territorin e Kinës, 2 sisteme brenda një shteti.

Por Ligji i sigurisë Kombëtare synon ndalimin e veprimeve që janë në kundërshtim me politikat Kineze dhe do të dënohen nga 3 vjet minimumi deri në burgim të përjetshëm, maksimumi.

Legjislacioni është dënuar gjerësisht nga vendet e botës, SHBA, Britania e Madhe, BE si dhe aktivistë dhe grupe të të drejtave të njeriut.

“Kina premtoi 50 vjet liri për njerëzit e Hong Kongut dhe u dha atyre vetëm 23.”- u shpreh Sekretari i Shtetit Amerikan Mike Pompeo.

Burimi:  BBC

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kina kontrolli i kines mbi hong kongun ligji i sigurisë kombëtare protestat ne hong kong kina kontrolli i kines mbi hong kongun ligji i sigurisë kombëtare protestat ne hong kong

Sondazh

Poll