Bota

514 mijë viktima dhe 10 milionë të infektuar nga Covid-19/ Kina sërish në “luftë” me virusin, bilanc tragjik në Meksi

1 Korrik 2020, 07:29 Nga DOSJA
514 mijë viktima dhe 10 milionë të infektuar nga Covid-19/ Kina

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndër vendet më të prekura nga pandemia. Aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë 2,727,996 të infektuar dhe janë shënuar 130,123  vikitma. COVID-19 po përhapet me shpejtësi edhe në Indi. Shqetësuese është situata edhe në Meksikë ku numri i viktimave në këtë shtet ka shkuar në 27,769 . Vetëm në 24 orët e fundit në këtë shtet janë shënuar 648 viktima. Gjithashtu edhe Brazili është në gjendje shumë të rënduar, pasi shifrat janë shumë të larta për çdo ditë. Deri më tani numërohen 59,656 viktima dhe mbi 1.4 milionë të infektuar.

Ndërkohë në Kinë janë rikthyer sërish rastet e reja me Covid-19. Deri më sot Kina numëron 4.634 viktima dhe 83,534 të infektuar që prej fillimit të shpërthimit, ku në 24 orët e fundit raportohen 3 raste të reja.

Sa i përket Europës, në Itali janë shënuar 34,767  mijë viktima dhe në Francë 29,843, ndërsa qeveria ka vendosur të lehtësojë masat e izolimit, sakaq në Spanjë kanë humbur 28,355 qytetarë.

Ndërkohë Organizata Botërore e Shëndetësisë ditën e sotme ka raportuar një rritje rekord të numrit të të infektuarve me Covid-19 brenda një dite, derisa Amerika Veriore dhe ajo Jugore kanë qenë në krye të listës. Ndërsa më herët OBSH ka bërë thirrje shteteve të vazhdojnë përpjekjet për të luftuar pandeminë globale Covid-19. Drejtori i OBSH-së, Mike Ryan tha se numri i të infektuarve në Amerikën Qendrore vazhdon të rritet dhe kjo sipas tij është një situatë emergjente. Ndërkohë udhëheqësi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka bërë deklaratën e fortë drejtuar shteteve, që të bëhen gati për një rikthim të koronavirusit.

Burimi: TheGuardian

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll

Bota 30 Qershor 2020, 20:10

KORE E VERIUT-  Marrëdhëniet mes Koresë së  Veriut dhe asaj të Jugut po përkeqsohen, pasi kjo e fundit ka nisur të shpërndajë fletëpalosje në Veri ku në to shfa...