Bota

Covid-19 krijon një “jetë të re” për shkollat në Tajlandë/ Me kokat brenda kutive, maska e çorape të bardha, rregull

1 Korrik 2020, 08:49 Nga DOSJA
Covid-19 krijon një “jetë të re” për shkollat

TAJLANDË– Pas një “lufte” të vështirë me koronavirusin, ditën e sotme Tajlanda ka rihapur shkollat, gjithashtu mësohet se jan  hapur edhe baret, lokalet, restorantet dhe sallonet e masazheve.

Pavarësisht rihapjes presioni për normalitet në jetën e përditshme është ende i lartë, pasi vet qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm në zbatimin e rregullave, për t’u mbrojtur nga Covid-19.

Një ditë më parë kabineti qeveritar atje  ka zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme për një muaj tjetër.

Në disa fotografi të publikuara nga mediat e huaja shihet se  nxënësit e shkollës Sam Khok në provincën Pathum Thani, Tajlandë, mbajnë maska në fytyrë për t’u mbrojtur nga virusi gjithashtu shihet se në bankën e secilit prej tyre është krijuar një kuti që të kenë mundësi të jenë larg njëri-tjetrit e të mos kenë kontakt fizik ndërkohë që ndjekin mësimin.

Gjithashtu shihet se nxënësit nuk mbajnë veshur as atletet brenda klasës, por shfaqen vetëm me çorape të bardha, uniformën e tyre dhe maskën mbrojtëse.

Deri më tani në Tajlandë janë regjistruar të paktën 58 viktima dhe 3.173 të infektuar që prej fillimit të shpërthimit. Lajmi i mirë është se mes tyre janë shëruar 3.059 pacientë.

Burimi: TheGuardian

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne tajlande tajlande koronavirusi ne tajlande tajlande

Sondazh

Poll

Bota 30 Qershor 2020, 20:10

KORE E VERIUT-  Marrëdhëniet mes Koresë së  Veriut dhe asaj të Jugut po përkeqsohen, pasi kjo e fundit ka nisur të shpërndajë fletëpalosje në Veri ku në to shfa...