Bota

SHBA nuk mendon për Britaninë dhe Europën/ Blen të gjithë stokun me Remdesivir për 3 muajt e ardhshëm

1 Korrik 2020, 07:59 Nga DOSJA
SHBA nuk mendon për Britaninë dhe Europën/ Blen të

SHBA– Në një kohë që lufta me Covid-19 është teje e ashpër, deri më tani Remdesivir është edhe ilaçi i parë i aprovuar për trajtimin e virusit.

Nga dita e sotme në SHBA u raportua se remdesiviri do të shitet mbi  3 mijë dollar, por siç duket qeveria ka vepruar shumë shpejtë mes gjithë kësaj situate të vështirë.

Nga  mediat e huaja është mësuar se SHBA ka blerë pothuajse të gjitha rezervat me Remdesivir për tre muajt e  ardhshëm  duke mos lënë asnjë për në Mbretërinë e Bashkuar, Evropë apo pjesën tjetër të botës.

Ky veprim i SHBA-së ka shkaktuar zemërim në mbarë, sepse qeveria amerikane veproi vetëm në interesin e saj duke mos lënë asnjë mundësi që vende të tjera të botës të blejnë ilaçin e aprovuar për trajtimin e Covid-19 .

Siç kanë raportuar edhe mediat e huaja, mbrëmjen e së martës  SHBA-ja ka blerë mbi 500 mijë doza me Remdesivir, por thuhet se ky ishte edhe i vetmi furnizim për korrikun dhe 90 % e stokut për muajin gusht dhe shtator.

Dje u publikua edhe çmimi i këtij ilaçi, ku u tha se kushton rreth 3200 dollarë për një kurë me gjashtë doza. Ilaçi është vlerësuar si zbulimi më i rëndësishëm në luftën kundër koronavirusit të ri.

Megjithatë  një nga shkencëtarët kryesorë të Oksfordit, i përfshirë në testimet e ilaçit, bëri thirrje për akses të ndershëm te ky mjekim. Profesori, Peter Horby shtoi se kompania që ka prodhuar ilaçin është vendosur nën presion politik.

Ndër të tjera ai shton se lufta kundër pandemisë bazohet në dy elementë të rëndësishëm që janë” Çmimi i ndershëm i ilaçeve dhe shpërndarja e ndershme e tyre.

Burimi:  TheGuardian

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne shba remdesivir shba blen stokun me remdesivir koronavirusi ne shba remdesivir shba blen stokun me remdesivir

Sondazh

Poll

Bota 30 Qershor 2020, 20:10

KORE E VERIUT-  Marrëdhëniet mes Koresë së  Veriut dhe asaj të Jugut po përkeqsohen, pasi kjo e fundit ka nisur të shpërndajë fletëpalosje në Veri ku në to shfa...