Bota

Tragjike në Iran/ Vdesin 19 persona në klinikën mjekësore pas shpërthimit të gazit

1 Korrik 2020, 09:02 Nga DOSJA

IRAN– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur  në Iran, ku si shkak i shpërthimit të gazit në një klinikë mjekësore në Teheran kanë vdekur 19 persona.

Mediat e huaja kanë shkruar se mes 19 viktimave 15 prej tyre janë gra dhe 4 burra, ndërkohë zjarrfikëset kanë shpëtuar edhe  20 persona të tjerë që janë përfshirë në flakët masive të shpërthimit të gazit në klinikë.

Kjo ngjarje mësohet se ka ndodhur në klinikën mjekësore, Sina At’har në Teheranin verior dhe pas shpërthimit një shtëllungë e zezë është parë në gjithë qytetin.

 

Disa nga viktimat “ishin në katet e sipërme, në dhomat e operacionit, të cilët ishin pacientë që operoheshin ose familjarët që i shoqëronin .”- është shprehur një zëdhënës në Teheran, Jalal Maleki.

“Ata fatkeqësisht humbën jetën për shkak të nxehtësisë dhe tymit.”- u shpreh ai, duke shtuar se zjarrfikësit kishin shpëtuar 20 njerëz.

Klinika, e cila kryen operacione të lehta dhe imazhe mjekësore, kishte 25 punonjës brenda në kohën e shpërthimit, tregoi Maleki. Incidenti vjen disa ditë pasi një shpërthim i madh pranë një objekti ushtarak që  tronditi Teheranin. Shkaku i këtij incidenti sipas autoriteteve ka ardhur nga rrjedhja e gazi.

Burimi: BBC

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 19 viktima ne iran iran 19 viktima ne iran iran

Sondazh

Poll