Bota

Mediat serbe: Trump në mbështetje të serbëve, kërkon votat e diasporës në SHBA

1 Korrik 2020, 07:46 Nga DOSJA
Mediat serbe: Trump në mbështetje të serbëve, kërkon

SERBI– Gjatë kohës që pritej takimi me liderëve në Uashington për dialogun Kosovë-Serbi në media qarkulloi lajmi se pas kësa marrëveshje fshiheshin interesat presidenciale të Trump, për të marrë votat e lobit serb në SHBA.

Ndërkohë tashmë me reagimine zyrtarëve serb është konfiruar gjithçka edhe nga udhëheqësit më të lartë në Beograd.  Në bazë të një artikulli të botuar së fundi në gazetën “Novosti”, presidenti Aleksandar Vuçiçështë i bindur se për Serbinë do të ishte më e mirë fitorja e Trumpit, e sa i përket shefit të diplomacisë, Ivica Daçiçin është një çështje që nuk vihet në diskutim.

“Administrata e presidentit Trump ka bërë hapa me rëndësi në lidhje me çështjen e Kosovës, meqë ka konsideruar interesat tona dhe ka marrë parasysh interesat tona dhe ka pranuar argumentet tona, gjë që administratat e përparshme nuk kanë pranuar ta bënin.”– është shprehur shefi i diplomacisë serbe.

Lidhur me këtë Daçiç i ka bërë thirrje lobit serb në SHBA të votojnë për manajtin milioner të ndërtimit.

“Nuk mendoj se do të ishte keq që vendi nga i cili rrjedhin t’iu sugjerojë se për kë mund të votonin, meqë në këtë mënyrë do t’iu transmetonim se çfarë përvojash kemi me administratën për të cilën bëhet fjalë.”- është shprehur ai.

Fakti që diaspora në SHBA duhet të votojë për presidentin amerikan aktual të Amerikës do të ishte fat për Serbinë.

“I deleguari special presidencial për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, Richard Grenell, ka bërë disa veprime shumë ndryshe nga paraardhësit e tij. Përveç kësaj duke treguar gatishmëri të dëgjojë qëndrimet e zyrtarëve të Beogradit, administrata e Trumpit iu shmang qasjes binare problemit të Kosovës, sipas të cilës njëra palë duhet të humbë çdo gjë, në mënyrë që pala tjetër t’i fitojë të gjitha.“- është shprehur analisti i Qendrës për Stabilitet Shoqëror, Nemanja Staroviç.

Në këtë mënyrë autoritetet serbe kanë lënë të kuptohet se administrata e Trump është më e favorshme për ta, prandaj ata po bëjnë plane që të apelojnë diasporën në SHBA të votojë për një mandat të ri të presidentit aktual.

Burimi: Novosti.rs

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni dialogu kosoves serbi donald trump dialogu kosoves serbi donald trump

Sondazh

Poll

Bota 30 Qershor 2020, 20:10

KORE E VERIUT-  Marrëdhëniet mes Koresë së  Veriut dhe asaj të Jugut po përkeqsohen, pasi kjo e fundit ka nisur të shpërndajë fletëpalosje në Veri ku në to shfa...