Politike

Deputeti Stojku: Nuk jam dakord për pragun 5% që kemi firmosur në kërkesën për ndryshimin e sistemit zgjedhor

30 Qershor 2020, 08:41 Nga DOSJA
Deputeti Stojku: Nuk jam dakord për pragun 5% që kemi firmosur në

TIRANË- Deputeti Edmond Stojku, i cili është një prej nismëtarëve për ndryshimin e sistemtit zgjedhor ka treguar sot se nuk është dakord me të gjitha ato që ka firmosur.

Në fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit, Stojku tha se nuk është dakord për vendosjen e pragur 5%, pasi nuk është i favorshëm për ta.

Nuk jemi dakord për pragun e vendosur në propozim, pasi 5% na duket shumë i madh. Ne si grup paralmentar jemi për një prag natyral, që do jetë për të gjitha partitë”, tha ai.

Kuvendi ka nisur sot shqyrtimin e kërkesës së opozitës së re për ndryshimin e sistemit. Deputetët e opozitës kanë treguar edhe njëherë herë qëllimin e kësaj nisme, duke thënë se me hapjen e listave dhe ndryshimin e sistemit do të ketë një garë reale. Ruçi ka thënë se në 30 korrik propozimi do të kalojë në seancë plenare për tu votuar.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edmond stojku kuvendi shqyrton kerkesen e opozites ndryshimi i sistemit zgjedhor edmond stojku kuvendi shqyrton kerkesen e opozites ndryshimi i sistemit zgjedhor

Sondazh

Poll