Sport

NBA zbulon rezultatet e analizave, 16 basketbollistë janë prekur nga koronavirusi

27 Qershor 2020, 11:35 Nga DOSJA
NBA zbulon rezultatet e analizave, 16 basketbollistë janë prekur nga

Koronavirusi vijon të jetë tema e ditës në SHBA, aty ku beteja me armikun e padukshëm nuk është fituar. NBA ka njoftuar rezultatet e testimit të 302 basketbollistëve.

Analizat e deritanishme kanë zbuluar se 16 lojtarët janë pozitivë. Disa prej tyre janë Nikola Jokic, Nugget dhe Malcolm Brogdom, Pacers. Nuk diskutohet se ata do të duhet të karantinohen për 14 ditë, para se të kalojnë testet e reja dhe të rivlerësohen nga ana shëndetësore.

NBA pritet të fillojë në kompleksin “Disney” më 30 korrik. Në fund të qershorit, sipas protokollit të vendosur nga NBA, 22 skuadrat që do të marrin pjesë në Orlando duhet të udhëtojnë në Florida për të filluar përgatitjet parsezonale.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport analizat koronavirus nba analizat koronavirus nba

Sondazh

Poll