Sport

150 mijë euro nga Fenerbahce, talenti i Shqipërisë U-21 drejt kalimit në Turqi!

27 Qershor 2020, 11:16 Nga DOSJA
150 mijë euro nga Fenerbahce, talenti i Shqipërisë U-21 drejt

Bëhuni gati për një transferim të bujshëm. Një shqiptar shumë shpejt pritet të luajë në kampionatin turk, aty ku Fenerbahce e kërkon me ngulm.

Bëhet fjalë për talentin Omer Imeri, lojtar i Shqipërisë U-21. Ai luan te Shkëndija e Tetovës, e cila ka marrë ofertë 150 mijë euro për mesfushorin.

Tetovarët kërkojnë 300 mijë euro për shërbimet e Imerit. Transferimi duket shumë pranë, pavarësisht diferencave në kërkesë-ofertë. 20-vjeçari ka tre sezone që luan si profesionist.

Shkëndija nuk e përballon mbajtjen e lojtarit edhe për një sezon, duke qenë se klubi në Maqedoninë e Veriut ka ndryshuar strategji ekonomike. Pagat atje do të ulen ndjeshëm.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport feneberhace imeri shkendija feneberhace imeri shkendija

Sondazh

Poll