Sport

Një tjetër shqiptar zgjedh Zvicrën, sulmuesi i Basel braktisi opsionin për të përfaqësuar ngjyrat kuqezi

27 Qershor 2020, 10:13 Nga DOSJA
Një tjetër shqiptar zgjedh Zvicrën, sulmuesi i Basel braktisi

ZVICËR– Kemal Ademi, futbollisti i Basel ka zgjedhur të përfaqësojë Zvicrën në të ardhmen. Talenti ka ndjekur rrugën e lojtarëve të tjerë si Granit Xhaka, Shaqiri apo edhe të tjerë futbollistë. 24 vjeçari Ademi, i cili aktualisht është pjesë e skuadrës së madhe zvicerane, Basel kishte të drejtë që të zgjidhte plot 4 kombëtare, Shqipërinë, Kosovën, Zvicrën ku luan prej vitesh dhe Gjermaninë për shkak se ka lindur në Filingen. por ai preferoi helvetikët, falë edhe ndikimit të madh të drejtuesve të Basel, dhe kontratës së re.

Faqja zyrtare e Federatës së Futbollit të Zvicrës ka njoftuar se sulmuesi shtatlartë tani mund të luaj për Zvicrën dhe dosja e tij është pranuar nga qeveria e futbollit botëror. Ademi po bën një sezon të madh me Basel, pasi ka këtë edicion ka shënuar 10 gola, ka dhënë tre asiste në 30 ndeshje në total.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport basel kemal ademi basel kemal ademi

Sondazh

Poll