Politike

U përjashtua për 10 ditë nga Kuvendi, Gjuzi merr ‘pushimet’, shkon në plazh. Tregon MESAZHET: Kam marrë kërcë

26 Qershor 2020, 16:25 Nga DOSJA
U përjashtua për 10 ditë nga Kuvendi, Gjuzi merr

TIRANË– Deputeti Kujtim Gjuzi është përjashtuar me 10 ditë nga komisionet dhe seancat plenare në Kuvendin e Shqipërisë, pasi i ndërpreu fjalën kryeministrit Edi Rama në parlament. Me video-live nga plazhim Gjuzi deklaroi se nuk i kishte sjellë asnjë problem kryeministrit.

“Çfarë etike kam ndërhyrë? I kam thënë kryeministrit (në parlament) mos gënje”, u shpreh Gjuzi, duke shtuar se ka qënë ai që ka marrë kërcënime nga numri i telefonit të kryeministrit Rama.

“Kam marrë kërcënime nga telefoni i zotit Rama. Po kërcënimet aq më bëjnë. Më ka thënë të tërheq zvarrë nga parlamenti, por unë jam 100 kilogramë burrë. E kam denoncuar publikisht, i kam thënë nuk ke shanse që të më tërheqësh zvarrë. Kam shpresë që kryetari i Kuvendit, byroja parlamentare të shohin shkeljen e procedurave dhe ta bëjnë nuk vendimin,”-u shpreh Gjuzi.

Vendimi për përjashtimin e Gjuzit është marrë më datë 23 qeshor në mbledhjen e Byrosë së Kuvendit, me urdhër të kryetarit Gramoz Ruçi. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama kujtim gjuzi përjashtohet kujtim gjuzi edi rama kujtim gjuzi përjashtohet kujtim gjuzi

Sondazh

Poll