Politike

Fondacioni Westminister përshëndet procesin e përzgjedhjes së kadidaturave për deputet në PD: Garanton transparencë dhe m

26 Qershor 2020, 13:47 Nga DOSJA
Fondacioni Westminister përshëndet procesin e përzgjedhjes

TIRANË -Fondacioni Westminister ka përshëndetur krijimin e Komisionit për përzgjedhjen e kandidatëve brenda Partisë Demokratike. Nëpërmjet një postimi në Instagram, fondacioni Westminister shkruan se ndjehet krenar, që frymëzoi dhe mbështeti këtë iniciativë, ku komisioni për përzgjedhjen e kandidatëve është frymëzuar nga modeli i Partisë Konservatore. Sipas fondacionit, themelimi i këtij organi në strukturën e brendshme siguron përzgjedhjen e kandidatëve në mënyrë transparente konkuruese dhe meritokratike.

Reagimi i Fondacionit Westminister

Partia Demokratike e Shqipërisë njoftoi dje se po krijojnë një Komision të ri për Përzgjedhjen e Kandidatëve të frymëzuar nga modeli i Partisë Konservatore. Themelimi i këtij organi të ri në strukturën e tyre partiake është një hap shumë i rëndësishëm për të siguruar që zgjedhja e kandidatëve të jetë transparente, konkurrues dhe meritokratik. ??⁣⁣
⁣⁣ Jemi krenarë që kemi frymëzuar dhe mbështetur këtë iniciativë. Ky zhvillim është jetik për demokracinë në Shqipëri. Është nisma e parë e këtij lloji dhe hap rrugën për partitë e tjera në rajon që të ndjekin këtë model.

 

 

 

The Albanian Democratic Party announced yesterday that they are launching a new Committee on Candidate Selection inspired by the @conservatives Party model. The establishment of this new organ in their party structure is a very important step in ensuring that Candidate Selection is transparent, competitive and meritocratic. ??⁣⁣ ⁣⁣ We are proud to have inspired and supported this initiative. This development is vital for democracy in Albania. It is the first initiative of its kind and it opens the door for other parties in the region to follow suit. #WesternBalkans #Achievements

A post shared by Conservative WFD Programme (@conservativeswfd) on

Një ditë më parë kryesia e PD miratoi mënyrën e përzgjedhjes së kandidateve për deputetë, ku rolin kryesor e ka anëtarësia. Ndërkohë për herë të parë do të ngrihet një komision për vlerësimin e kandidaturave dhe faza e përzgjedhjes së kandidatëve do të ndahet në 4 hapa. Fillimisht do të bëhet identifikimi dhe propozimi i kandidatëve, një anëtar do të ketë të drejtën e një propozimi, më pas do të bëhet verifikimi dhe seleksionomi nga KVK, (Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve), më pas lista do t’i kalojë sërish anëtarësisë me parimin, 1 anëtar, 1 votë dhe hapi final do të jetë zyrtarizimi i listës dhe miratimi nga Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike fondacioni westministers kandidaturat e pd fondacioni westministers kandidaturat e pd

Sondazh

Poll