Politike

Apeli rikthen për gjykim në shkallën e Parë dosjen Tahiri, ish-ministri nis nga e para betejën me drejtësinë!

26 Qershor 2020, 11:30 Nga DOSJA
Apeli rikthen për gjykim në shkallën e Parë dosjen Tahiri,

TIRANË– Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rikthyer për gjykim çështjen në ngarkim të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Apeli ka vendosur që Tahiri të përballet sërish me drejtësinë në shkallën e Parë. GJKKO e ka parë të paplotë vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë duke vendosur rikthimin e gjykimit të çështjes.

Tahiri ndodhet ende brenda ambienteve të gjykatës dhe pritet nga momenti në moment një deklaratë e tij në lidhje vendimin e marrë sot nga Apeli.  Ende nuk është zbardhur vendimi i plotë i gjykatës, pasi në seancën e ditës së sotme, është lexuar vetëm përmbledhja e vendimit.

Ish-ministri u dënua në muajin tetor 2019 nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Tashmë ky dënim është rrëzuar, por vendimi i Apelit ka rikthyer statusin e personit të pandehur dhe ai do të përballet sërish me akuzën e prokurorisë për trafik droge.

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike apeli rrezon tahiri gjyqi i dyte i saimir tahirit saimir tahiri apeli rrezon tahiri gjyqi i dyte i saimir tahirit saimir tahiri

Sondazh

Poll