Politike

I PREKUR PARA GAZETARËVE/ Saimir Tahiri flet me zemër në dorë: Kam kusuret e mia në politikë por s’kam bërë asnjë faj

26 Qershor 2020, 12:30 Nga DOSJA
I PREKUR PARA GAZETARËVE/ Saimir Tahiri flet me zemër në

TIRANË– Saimir Tahiri, ish-ministri i Brendshëm, ka folur para kamerave pas vendimit të GJKKO-së për rigjykimin e çështjes së tij. Ai është shprehur para kamerave se ka “kusuret” e tij në politikën shqiptare por se kurrë nuk ka bërë asnjë faj.

Megjithatë ai është shprehur i vendosur se do t’i shkojë betejës së tij ligjore deri në fund, dhe se kësaj herë nuk do të pranojë gjykimin e shkurtuar.

PJESË NGA FJALA: 

Pyetje: Kush po iu sulmon?

Tahiri: Nëse ka një të dytë si unë më vjen ndot dhe turp nga drejtësia shqiptare. S’kam asnjë emocion përveçse për të shkuar para. Një gjë është e sigurtë sepse beteja fillon nga e para. Gjykata tha se Prokuroria nuk i ka zbatuar kërkesat e ligjit për ushtrimin e të drejtës penale. Dua të shoh vendimin. Është e qartë se një zvarritje e tillë është padrejtësi.

Pyetje: Pse iu zvarritet gjyqi?

Tahiri: Duhet të shoh vendimin. Si ministër i Brendshëm dërgoja çdo 2 javë shkresë tek Presidenti që gjyqtarë dhe prokurorë sipas drejtuesve të Policisë shkelnin ligjin. E bëja publikisht dhe jo nën rrogoz. Nuk kam bërë kompromis, nëse po më kthehet mbrapsht unë sërish do të jem. S’kam asnjë opinion për SPAK, mua më intereson drejtësia. Kam bërë gabime por u jap të drejtë të gjithë atyre që më paragjykojnë. Ju garantoj nuk kam bërë asnjë faj. Kam kusuret e mia në politikë por kurrë nuk kam bërë faj.

Deklarata e Tahirit vjen pasi Apeli i GJKKO-së ka rrëzuar dënimin nga shkalla e parë për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Tahiri priste sot vendimin për pafajësi, por ngjarjet kanë marrë një tjetër rrjedhë. Dënimi iu rrëzua dhe ish-ministri sërish do të përballet me statusin e të pandehurit.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gjyqi i dyte i saimir tahirit saimir tahiri gjyqi i dyte i saimir tahirit saimir tahiri

Sondazh

Poll