Politike

Rama e thumboi nga Kuvendi, Saimir Tahiri s’e kursen përgjigjen, i kujton kohën kur ishte ministër: Jam “kampion”, luft

26 Qershor 2020, 12:35 Nga DOSJA
Rama e thumboi nga Kuvendi, Saimir Tahiri s’e kursen përgjigjen, i

TIRANË– Pas vendimit të GJKKO-së për rikthimin e çështjes së tij për rigjykim, Saimir Tahiri ka ndaluar që të japë edhe një deklaratë të shkurtër për mediat. 

I pyetur për luftën kundër kultivimit të drogës, Tahiri iu përgjigj edhe kryeministrit Edi Rama, i cili disa ditë më parë nga foltorja e Kuvendit, tha se zbardhja e ngjarjeve përgjatë 3-4 viteve të fundit është rekord, duke zbehur kështu punën e mëparshme të ish-ministrit. Tahiri përsëriti frazën “ministër kampion” dhe theksoi se ka luftuar kanabisin më shumë se të gjithë ministrat e marrë bashkë.

Edhe pse gazetarët këmbëngulën që Tahiri të fliste me emra dhe t’u shpjegonte se kush mendonte që po i pengonte procesin, ish-ministri u tregua i rezervuar duke shtuar se do të vijë kohë që edhe ai do të flasë politikisht. 

PJESË NGA PRONONCIMI:

Saimir Tahiri: Ika dhe nga deputetllëku vetëm për t’u përballur me drejtësinë si qytetar. Ja ka vlejtur gjithmonë që të përballem si qytetar, jo si ato vemjet e tjera. Unë jam përballur si qytetar. As më shkon në mend t’i shkoj me gjykim të shkurtuar këtij procesi, por me prova e gjithçka. Po ju them që jam i dedikuar për këtë proces, është jeta ime, nuk është një pikë në agjendë.

Pyetje: Si konsideroni luftën kundër kultivimit të drogës tani?

Saimir Tahiri: Kam luftuar më shumë se gjithë të tjerët bashkë. E vetmja gjë që i kam vënë pikëpyetje vetes, a duhet të ishim transpartentë apo t’i fshihja për të shmangur debatin publik. Unë zgjodha rrugën të thoja të vërtetën. Do ketë një kohë që të flas edhe politikisht.

Pyetje: Trininë nuk na e shpjeguat…

Saimir Tahiri: I jepni dot shpjegim se përse më shtyhet procesi? Jam prapë ministri kampion.

Deklarata e Tahirit vjen pasi Apeli i GJKKO-së ka rrëzuar dënimin nga shkalla e parë për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Tahiri priste sot vendimin për pafajësi, por ngjarjet kanë marrë një tjetër rrjedhë. Dënimi iu rrëzua dhe ish-ministri sërish do të përballet me statusin e të pandehurit.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama gjyqi i dyte i saimir tahirit saimir tahiri edi rama gjyqi i dyte i saimir tahirit saimir tahiri

Sondazh

Poll