Politike

Përzgjedhja e kandidaturave brenda PD, deputeti konservator britanik përshëndet procesin

26 Qershor 2020, 12:22 Nga DOSJA

TIRANË -Deputeti konservator britanik, Alec Shelbrooke ka përshëndetur procesin e përzgjedhjes së kandidaturave për deputetë në Partisë Demokratike. Në një postim në Twitter, ai shkruan, se puna e tij në bashkëpunim me Fondacionin Westminister, ndihmuan PD, që të modernizojë proceset e brendshme

Puna që  bëmë së bashku [email protected]_Democracy, ndërsa isha Përfaqësues Ndërkombëtar i @Conservatives, ndihmoi Partinë Demokratike të Shqipërisë të modernizojë proceset e tyre të brendshme, përfshirë zgjedhjen e kandidatëve”, shkruan Shelbrooke.

Një ditë më parë kryesia e PD miratoi mënyrën e përzgjedhjes së kandidateve për deputetë, ku rolin kryesor e ka anëtarësia. Ndërkohë për herë të parë do të ngrihet një komision për vlerësimin e kandidaturave dhe faza e përzgjedhjes së kandidatëve do të ndahet në 4 hapa. Fillimisht do të bëhet identifikimi dhe propozimi i kandidatëve, një anëtar do të ketë të drejtën e një propozimi, më pas do të bëhet verifikimi dhe seleksionomi nga KVK, (Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve), më pas lista do t’i kalojë sërish anëtarësisë me parimin, 1 anëtar, 1 votë dhe hapi final do të jetë zyrtarizimi i listës dhe miratimi nga Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike alc shelbrooke kandidaturat e pd alc shelbrooke kandidaturat e pd

Sondazh

Poll