Politike

Deputeti Kujtim Gjuzi përjashtohet 10 ditë nga Kuvendi

26 Qershor 2020, 11:53 Nga DOSJA
Deputeti Kujtim Gjuzi përjashtohet 10 ditë nga Kuvendi

TIRANË- Deputeti Kujtim Gjuzi është përjashtuar me 10 ditë nga Kuvendi. Vendimi është marrë më datë 23 qeshor në mbledhjen e Byrosë së Kuvendit, me urdhër të kryetarit Gramoz Ruçi. Ky vendim erdhi pasi në çdo seancë plenare nuk kanë munguar replikat e tij me kryetarin e Kuvendit. Ky i fundit e ka paralajmëruar disa herë deputetin për largim nga Kuvendi. Ndërkohë, Gjuzi ka ankimuar vendimin dhe mbledhja e radhës pritet të zhvillohet të hënën në orën 12:00.

Njoftimi: 

Sipas Urdhrit të Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, Nr. 31, datë 26.06.2020, sot u zhvillua mbledhja e Byrosë së Kuvendit, për shqyrtimin e ankesës  së deputetit Kujtim Gjuzi kundër vendimit nr. 12, datë 23.06.2020, të Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën “Për marrjen e masës disiplinore ndaj deputetit Kujtim Gjuzi “Përjashtim nga pjesmëarrja në komisione dhe/ose seancë plenare për 10 (dhjetë) ditë”. Për shkak se deputeti Kujtim Gjuzi nuk ishte i pranishëm, mbledhja u shty për ditën e hënë, datë 29 qershor, ora 12:00. 

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike kujtim gjuzi përjashtohet kujtim gjuzi kujtim gjuzi përjashtohet kujtim gjuzi

Sondazh

Poll