Politike

FOTOT/ Ish-drejtoresha e Ramës në Vlorë zhgënjehet nga Partia dhe kujton gjyshin: Ky vend s’na meriton!

26 Qershor 2020, 14:58 Nga DOSJA

VLORË- Ines Stasa, ish-drejtoresha e Shërbimit Social në Vlorë u shkarkua në mars 2018 pa shumë bujë. Mbesa e artistit Pirro Cakrani, njihej si një nga emrat më pranë kryeministrit Edi Rama në qytetin bregdetar, e po ashtu si një nga njerëzit më aktivë në fushatën e PS-së. Ajo u “eleminua” papritur nga radhët e drejtorëve të PS, ndërsa pas shkarkimit u largua edhe nga rrjetet sociale. Por më 21 qershor, Dosja.al pikasi një postim të çuditshëm të Stasës. Ajo kujtonte gjyshin e saj e më tej shkruante se vlerat sesi Pirro Cakrani e kishte mësuar nuk janë për Shqipërinë dhe se ky vend nuk i ka merituar të dy, as gjyshin as mbesën. “Gjyshi im, Pirro Cakrani! Për emrin e familjes sonë do luftoj sa të kem frymë dhe jetë, për të vërtetat! Ti më rrite aq bukur, pastër! Por ky vend nuk na meriton!”,-shkruan ajo. 

Ndërsa kohë më parë, teksa shpërndante një foto krah kryeministrit Edi Rama, Stafa i referohej kryesocialistit si “My leader”, (udhëheqësi im). 

Ines Stasa, ish-zëdhënësja e kryeministrit Rama në Vlorë, në zgjedhjet e 2013-ës, mori detyrën e kreut të shërbimit social menjëherë pasi qeveria aktuale erdhi në pushtet.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ines stasa partia socialiste ne vlore pirro cakrani edi rama ines stasa partia socialiste ne vlore pirro cakrani

Sondazh

Poll