Politike

“Një transformator duam”, Rama premtim publik fermerit: Do ta kesh brenda 15 korrikut, nëse ndodhë e kundërta do pushojm

26 Qershor 2020, 14:39 Nga DOSJA
“Një transformator duam”, Rama premtim publik fermerit: Do ta

LUSHNJE– Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot disa inspektime në fermat e Lushnjes, ku ka takuar nga afër fermerët që i kanë treguar për problemet që hasin çdo ditë. Një prej fermerëve i kërkoi Ramës një transformator për energjinë, pasi kanë shumë probleme.

Kryeministri i bëri një premtim publik, duke thënë se deri në 15 korrik transformatori do jetë në punë dhe nëse nuk ndodhë kjo gjë, do pushohen nga puna ata që nuk kanë zbatuar porosinë e tij.

Fermeri: Mund të bëjmë një kërkesë të vogël, një ndihmë që mund te na jepni. 1 tranformator duam.

Rama: Trasnformatorin e energjisë do ta sjell deri me 15 korrik.

Fermeri: A rrofsh…

Rama: Po nuk e çova, do më dërgosh mesazh, jo se nuk e kam sjellë unë po se nuk e ka zbatur ndonjë porosinë. Kështu që do ma çosh mesazhin që të heq ndonjë nga puna andej nga Tirana.

VIDEO Në 30 SEKONDAT E FUNDIT

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama rama me fermeret rama ne lushnje edi rama rama me fermeret rama ne lushnje

Sondazh

Poll