Politike

Gjykim në pikën “zero”/ Saimir Tahiri FLET PARA KAMERAVE: Nuk e prisja…është padrejtësi

26 Qershor 2020, 12:26 Nga DOSJA
Gjykim në pikën “zero”/ Saimir Tahiri FLET PARA KAMERAVE:

TIRANË– Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka mbajtur një fjalë para mediave të pranishme pasi ka dalë nga ambientet e GJKKO-së, ku edhe ka njohur me vendimin se çështja e tij do të kthehet për rigjykim.

I prekur e më zë të dridhur para kamerave, Tahiri nuk e ka fshehur zhgënjimin e tij për vendimin që kishte marrë GJKKO-ja, duke e cilësuar si të padrejtë. 

Nuk e prisja, mendoja që mbas tre vitesh historia do të merrte një drejtim. Rikthimi në pikën 0, është padrejtësi,”-u shpreh Tahiri. 

Deklarata e Tahirit vjen pasi Apeli i GJKKO-së ka rrëzuar dënimin nga shkalla e parë për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Tahiri priste sot vendimin për pafajësi, por ngjarjet kanë marrë një tjetër rrjedhë. Dënimi iu rrëzua dhe ish-ministri sërish do të përballet me statusin e të pandehurit.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gjyqi i dyte i saimir tahirit saimir tahiri gjyqi i dyte i saimir tahirit saimir tahiri

Sondazh

Poll