Politike

Tabelat me dy gjuhë? Meta: Po e studioj projektvendimin, ftesa e Pacollit? S’është momenti për protagonizëm

26 Qershor 2020, 11:18 Nga DOSJA
Tabelat me dy gjuhë? Meta: Po e studioj projektvendimin, ftesa e Pacollit?

TIRANË– Presidenti Ilir Meta, gjatë konferencës së tij me gazetarët, ka komentuar ftesën e ish-kryediplomatit të Kosovës, Behgjet Pacollit për një takim të politikanëve shqiptarë.

Gjithashtu Meta është shprehur se Presidenca po shqyrton edhe ligjin e propozuar nga Ministria e Brendshme për minoritetet. 

PJESË NGA KONFERENCA:

Pyetje: Ftesa e Behgjet Pacolli dhe tabelat e minoriteteve, si i komentoni?

Meta: Po studioj projektvendimin, kam folur edhe me shumë akademikë. Na duhet kohë për ta studiuar në brendësi. Sa për ftesën, nuk është koha për protagonizma. Unë kam qenë dhe jam i hapur për t’u takuar me udhëheqësit e Kosovës dhe shqiptarëve kudo që janë, por jam i bindur që në momente sfidash ata e rrisin përgjegjësinë e tyre.

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar mesditën e sotme, komunikimin javor me gazetarët. Në fjalën e tij, Meta ka paralajmëruar një takim me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi, për çështjen e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese. Gjithashtu Meta ka shprehur mbështetjen e tij për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, të cilët akuzohen për krime lufte.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike behgjet pacolli ilir meta meta me gazetaret 26 qershor 2020 behgjet pacolli ilir meta meta me gazetaret 26 qershor 2020

Sondazh

Poll