Politike

Marrëveshje me Ramën për kreun e KLSH-së? Meta e mohon: Nuk merrem me thashetheme, s’ka pakt!

26 Qershor 2020, 11:16 Nga DOSJA
Marrëveshje me Ramën për kreun e KLSH-së? Meta e mohon: Nuk

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka adresuar ato që ai i ka cilësuar si thashetheme për një marrëveshje mes tij dhe kryeministrit Edi Rama. I pyetur nëse ka pasur një pakt për “ok” e kreut të Kontrollit të Lartë të Shtetit, në këmbim të ligjit për “Eurobondin”, Meta e ka mohuar.

Gjithashtu kreu i shtetit theksoi se kalonte vetëm ato ligje, të cilat i cilësonte si në përputhje me Kushtetutën e vendit.

Pyetje: Grupi i PS dha “ok” për kreun e KLSH, flitet për një marrëveshje që iu të miratoni dekretin për Eurobondin…

Meta: S’ka asnjë marrëveshje të tillë. Unë nuk merrem me thashetheme. Çdo gjë që është në përputhje me Kushtetutën firmoset menjëherë, çdo gjë tjetër me probleme, kthehet për reflektim.

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar mesditën e sotme, komunikimin javor me gazetarët. Në fjalën e tij, Meta ka paralajmëruar një takim me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi, për çështjen e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese. Gjithashtu Meta ka shprehur mbështetjen e tij për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, të cilët akuzohen për krime lufte.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gara per kreun e klsh ilir meta meta me gazetaret 26 qershor 2020 gara per kreun e klsh ilir meta meta me gazetaret 26 qershor 2020

Sondazh

Poll