Aktualitet

5 raste me Covid-19 në Korçë/ Infektohet punonjësi i drejtorisë së Urbanistikës, karantinohet i gjithë stafi

26 Qershor 2020, 09:50 Nga DOSJA
5 raste me Covid-19 në Korçë/ Infektohet punonjësi i

KORÇË- 5 raste të reja me COVID-19 në Korçë gjatë orëve të fundit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se mes të infektuarve është një punonjës i Bashkisë Korçë. Të njëjtat burime bëjnë me dije se i infektuari është punonjës i Drejtorisë së Urbanistikës në këtë bashki. Pas publikimit të rastit është karantinuar i gjithë stafi i kësaj drejtorie. Ndërkohë, punonjësve u është marrë edhe tamponi.

 

Aktualisht në Korçës janë 25 persona të infektuar. Sakaq, javët e fundit është rritur ndjeshëm numri i të infektuarve me COVID-19. Ditën e sotme MSH njoftoi se gjatë orëve të fundit janë konfirmuar 77 raste të reja me COVID-19. Harta me të prekur është zgjeruar në 16 qytete.  Ndërkohë numri i viktimave ka shkuar në 51, pasi kanë humbur jetën 2 pacientë tek Infektivi. Aktualisht në këtë spital po marrin mjekim 87 pacientë, nga të cilët 15 janë në terapi intesive dhe 2 të intubuar.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll