Aktualitet

Arrestohet Adjola Lakra, e dashura e Hekuran Billës që e nxorri në pritë, 26-vjeçarja kishte lidhje intime edhe me Sebastia

26 Qershor 2020, 09:38 Nga DOSJA
Arrestohet Adjola Lakra, e dashura e Hekuran Billës që e nxorri

TIRANË– Adjola Lakra, 26 vjeç, është vënë në pranga pasi akuzohet të jetë një nga bashkëpunëtoret e Viktor Markut në ekzekutimin e Hekuran Billës, më 11 qershor 2020 në zonën e “Komunës së Parisit”. Policia e Shtetit njofton se vajza është personi i tretë që arrestohet për ngjarjen e rëndë dhe sqaron se Lakra, dyshohet se është bashkëpunëtore në vrasjen e Billës, bashkë me Viktor Markun, vëllain e Prel Markut, të vrarë në vitin 2006 në Angli nga Hekuran Billa dhe Sebastian Malin, nipin e dy vëllezërve Marku.

Adjola Lakra do të takonte Hekuran Billën mbrëmjen që u krye atentati, gjë e cila është zbuluar përmes tabulateve telefonike. Vetë Adjola Lakra ka treguar para efektivëve të Policisë njohjen me Billën, por dhe miqësinë që kishte me të arrestuarin tjetër për këtë ngjarje, Sebastian Malin. Dosja.al mësohet se ajo ka thënë se Mali e kishte paguar që të krijonte miqësi me viktimën, të njihej me të e të krijonte një marrëdhënie, në mënyrë që hapat e mëtejshëm t’i çonin në ‘pjatë të argjendtë’ kokën e biznesmenit, 40-vjeçar.

Ashtu sikurse edhe ndodhi. Për më shumë se një vit, Lakra vijoi marrëdhnëien sentimentale me Billën, ndërkohë që Dosja.al ka mësuar se paralelisht ajo ishte edhe e dashura e Malit, me të cilin ka deklaruar se kishte vetëm miqësi.

Publikisht, Sebastian Mali, njihej për marrëdhënien që kishte publikisht me një vajzë që quhet Xhesika, ndërsa me Adiolën takohej fshehurazi. Madje, këtë të fundit, Mali e kishte udhëzuar mirë në detyrën e saj duke i dhënë edhe adresën e Instagramit të Hekuran Billës.

 Kështu, pas një viti lidhje, mbrëmjen e 11 qershorit, Lakra telefonoi Hekuran Billën dhe i kërkoi një takim pranë “Qendrës Kristal” në Tiranë. Në orën 21:48 të së enjtes, biznesmenit iu pre rruga teksa udhëtonte me mjetin e tij, të llojit “BMË X6”, nga ekzekutori, i cili dyshohet se është Viktor Marku. Ky i fundit u arrestua në Malin e Zi dhe u soll në Shqipëri, pas prangosjes së nipit të tij, Sebastian Mali. Marku u mbrojt disa ditë më parë në gjykatë duke thënë se në momentin e vrasjes ndodhej në Mal të Zi. Por një dëshmitar pretendon se Marku ka qënë në Shqipëri ditën e vrasjes së Billës, pasi i ka dhënë makinën që u përdor në atentat më qira.

Tashmë, Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë, të cilët mendohet të kenë pasur lidhje me ngjarjen. Ndërkohë që ditën e sotme, është vënë në pranga edhe një person me iniciale A.A., i cili mësohet të ketë lidhje me ngjarjen. Të arrestuarit iu gjet një pistoletë me 7 fishekë pa leje.

(F.g;f.m/ dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet adiola lakra ekzekutohet hekuran billa hekuran billa sebastian mali viktor marku arrestohet adiola lakra ekzekutohet hekuran billa hekuran billa sebastian mali viktor marku

Sondazh

Poll