Aktualitet

COVID-19/ Erdhi nga Anglia, i riu në Fier infekton nënën, vëllain dhe kushëririn nga Roskoveci

26 Qershor 2020, 09:37 Nga DOSJA
COVID-19/ Erdhi nga Anglia, i riu në Fier infekton nënën,

FIER-Së fundmi janë konfirmuar 2 raste të reja me COVID-19 në Fier dhe 1 rast i ri në Roskovec. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se 1 i ri i ardhur nga Anglia, infektoi nënën, vëllain dhe  kushërinin 17-vjeç. Ky i fundit është personi i infektuar nga Roskoveci.

 

Gjatë javëve të fundit ka pasur “boom” të infektuarish me COVID-19. Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se gjatë orëve të fundit janë konfirmuar 77 raste të reja me COVID-19. Harta me të prekur është zgjeruar në 16 qytete.  Ndërkohë numri i viktimave ka shkuar në 51, pasi kanë humbur jetën 2 pacientë tek Infektivi. Aktualisht në këtë spital po marrin mjekim 87 pacientë, nga të cilët 15 janë në terapi intesive dhe 2 të intubuar.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll