SPAK pushton Bashkinë e Tiranës, 8 flet-arreste për “3 Drejtorët” e Veliajt, Qato dhe Molla në burg
"Po nuk u arrestua Veliaj nuk ka drejtësi"/ Këlliçi komenton arrestimet në Bashkinë Tiranë: Ju mendoni ai nuk ka...
"Po nuk u arrestua Veliaj nuk ka drejtësi"/ Këlliçi komenton arrestimet në Bashkinë Tiranë: Ju mendoni ai nuk ka...
"Mos të fshihet roli i Olsi Ramës në trafikun e drogës", Bardhi- Dumanit: Provoni që në Shqipëri hetohet kush...
Akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, jepet sot masa e sigurisë për kryebashkiakun Jorgo Goro 26 Mars, 07:37 ...
Miratohet në Këshillin e Sigurimit rezoluta për armëpushim të menjëhershëm në Gazë, SHBA abstenon ...
SHQIPËRI- 2 viktima përgjatë orëve të fundit në spitalin Infektiv në Tiranë për shkak të COVID-19. Ministria e Shëndetësisë, njofton se viktimat janë dy pacientë, një 75-vjeçar nga Tirana dhe një 54-vjeçar, të cilët vuanin nga sëmundje bashkëshoqëruese. Dy vdekjet e çojnë numrin total të viktimave të COVID-19 në 51. Ndërkohë që edhe situata me të shtruarit në spitalin Infektiv vazhdon të jetë e rëndë. 87 janë pacientë të shtruar, 15 prej tyre në terapi intesive, ndërsa 2 në intubim. Ndërkohë që numri i të infektuarve vazhdon të jetë i lartë. 77 raste të reja me COVID-19 gjatë orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije ditën e sotme se gjatë orëve të fundit janë testuar 402 persona, por vetëm 77 prej tyre kanë rezultuar pozitivë. Harta është zgjeruar me 28 raste në Tiranë, 13 raste në Shkodrës, 5 raste në Durrës, 5 raste në Korçë, 4 raste në Delvinë, 4 raste në Berat, 3 raste në Fier, Kurbin dhe Pukë, nga 2 raste në Elbasan dhe Kamëz dhe nga 1 rast përkatësisht në Krujë, Tropojë, Librazhd, Gjirokastër, Sarandë. MSH kërkoi gjithashtu dezinfektim të shezloneve në plazhe. MSH kërkoi që respektohet hapësira midis çadrave dhe ndenjëseve të pushuesve në distancë jo më pak se 3.5 m dhe të evitohen grumbullimet shoqërore.
NJOFTIMI I MINISTRISË:
COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 77 raste të reja dhe 2 humbje jete në 24 orët e fundit 48 të shëruar në 24 orët e fundit. Vijon të ketë shtrime të reja me simptoma të rënduara si pasojë e Covid19 Dr. Eugena Tomini Instituti i Shëndetit Publik
Situata epidemiologjike në vend po vijon në javën e 16 të epidemisë, por në 3 javët e fundit kemi një intensitet të lartë të hasjes së rasteve pozitive me Covid19. Kemi gjithashtu dhe një numër të lartë të rasteve që kërkojnë trajtim spitalor dhe terapi intensive. Kjo situatë, lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me kriterin epidemiologjik, siç është periudha e gjatë e inkubacionit 14 ditor, si dhe mos respektimi i masave të vendosura për ndërprerjen e trasmetimit të virusit. Ndaj Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për të gjithë qytetarët, bizneset, institucionet, respektoni masat e vendosura dhe protokollet e miratuara të sigurisë, si e vetmja mënyrë për të mbrojtur veten dhe të afërmit tuaj. Gjatë 24 orëve të fundit, për fat të keq dy qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen, pavarësisht asistencës së madhe të mjekëve dhe trajtimit mjekësor. Dy humbjet e jetës kanë qenë të papritura. Një 76 vjeçar nga Tirana, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, pasi ishte përmirësuar pas 15 ditësh trajtim, ka pësuar tromboemboli pulmorare. Dhe një 54 vjeçar në gjendje të rëndë, me insuficencë renale, ka ndërruar jetë në urgjencën e spitalit. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve.
Situata paraqitet serioze në spitalin infektiv ku aktualisht po trajtohen 87 pacientë, 15 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar. Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 48 qytetarë, duke e çuar në 1298 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Ndërkohë kanë vijuar testimet në Laboratorin e Virologjisë në ISHP dhe gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 402 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 77 raste pozitive. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: Tirana 28 raste, Shkodra 13 raste, Durrësi dhe Korça me nga 5 raste; nga 4 raste Delvina dhe Berati; nga 3 raste në Fier, Kurbin dhe Pukë; nga 2 raste në Elbasan dhe Kamëz; nga 1 rast përkatësisht në Krujë, Tropojë, Librazhd, Gjirokastër, Sarandë.
Në vendin tonë aktualisht janë 920 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës. Kanë vazhduar testimet serologjike në Laboratorin e Mikrobiologjisë në QSUT. Janë kryer 3380 testime në personel shëndetësor me një pozitivitet të përgjithshëm 6%.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet çdo sipërmarrje turistike dhe të gjithe pushuesve të zbatojnë protokollin e masave anti-Covid19 përgjatë gjithë sezonit.
Stafi i shërbimit, në kontaktet me pushuesit / vizitorët duhet të mbajë në mënyrë të domosdoshme maskat mbrojtëse. Në strukturat akomoduese duhet të ruhet distancimi fizik jo më pak se 1.5 metër.
Të zbatohen me rigorozitet masat e pastrimit dhe dezinfektimit në të gjitha zonat bufe, bare, restorante, kuzhina në të gjitha strukturat akomoduese.
Të tregohet kujdes në përdormin e ashensorit në strukturat akomoduese që e disponojnë atë, duke respektuar masat e distancimit dhe të higjienës.
Të kryhet dezinfektimi i krevateve të plazhit, shërbimeve higjienike dhe aksesorëve të ndryshëm në mënyrë periodike. Të respektohet hapësira midis çadrave dhe ndenjëseve të pushuesve në distancë jo më pak se 3.5 m dhe të evitohen grumbullimet shoqërore.
Kontaktoni nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik, apo informacion për Covid19. Nëse dyshoni se jeni të prekur duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.
COVID-19 – Statistika (26 Qershor 2020)
Testime totale 25563
Raste pozitive 2269
Raste të shëruara 1298
Raste Aktive 920
Humbje jete 51 (Qarku Tiranë 30, Durrës 9, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 5, Kukës 1, Elbasan 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 375
Durrës 174
Shkodër 154
Vlorë 84
Fier 44
Lezhë 27
Korçë 25
Kukës 13
Elbasan 12
Gjirokastër 7
Berat 5
(J.V;F.G/Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Ministria e Arsimit ka reaguar në lidhje me problemin e studentëve të Fakultetit Ekonomik, të cilët kanë 1 vit pa diploma, si pasojë përplasjeve me...
TIRANË- Shtëpia e Nexhmije Hoxhës më në fund do të prishet! Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zhvilluar paraditen e sotme një aksion për ...
DURRËS -Dy persona janë proceduar në Krujë, për gërryerje të shtrateve të lumenjve pa leje. L.S. 50 vjeç, është kapur në flagrancë duke marrë inerte...
BRUKSEL– Ditën e djeshme në një mbledhje të zhvilluarnë Bruksel zyrtarët e Bashkimit Europian diskutuan se cilat vende do të lëvizin lirshëm pas datës 1 korrik ...
SHQIPËRI- Rritet sërish numri i të infektuarve me COVID-19. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se gjatë orëve të fundit ka rezultuar pozitiv një punonjës i ...
VLORË – Ditën e sotme 50 pronarë biznesesh në zonën e Zvërnecit janë ngritur në protestë përpara Bashkisë së Vlorës. Ata kundërshtojtë aksionin e Inspektor...
POGRADEC- Policia në Pogradec ka arrestuar një 35-vjeçarin me iniciale I.B, i cili me furgonin e tij po transportonte 11 emigrantë të jashtëligjshëm. Uni...
VORË- Banorët e Vorës u ngritën sërish ditën e sotme në protestë para Bashkisë së Vorës, për shkak të planit të rindërtimit. Ata u mblodhën përpara derës s...
Kukës- Rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme janë përfshirë nga flakët zyrat e Arkivit Shtetëror në qytetin e Kukësit. Mësohet se këto zyra ndodhen në katin e...
FUSHË-KRUJË: Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm është shkrumbuar nga flakët makina e P. Gj, kryeplakut të fshatit Fushë-Derven në Fushë-Krujë. ...