Politike

25 Qershor 2020, 09:57 Nga DOSJA

TIRANE– Një incident nuk ka munguar sot gjatë raportimit të kryetares së Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami. Pasi lexoi raportin për vitin 2019, Llagami iu përgjigj edhe pyetjes së një deputeti, i cili kërkonte informacion për ryshfetin në drejtësi. Llagami hezitoi për dy-tri sekonda të përgjigjej, pasi nuk kuptonte shkrimin e dorës së deputetit dhe emrin e tij. Këtu i erdhi në ndihmë Ruçi, dhe pas ndërhyrjes së tij u zbulua se shkrimi “alla-doktor”, ishte i deputetit të opozitës së re, Zef Shtjefni.

REPLIKAT NË KUVEND:

Naureda Llagami: Po lexoj pyetjen që më është bërë nga një deputet. Por nuk e dalloj dot kush e ka shkruar. “Gjyqet në Shqipëri po mbyllen sërish me para, çfarë keni vendosur ju të bëni dhe cili është roli juaj”?

Gramoz Ruçi: Cili deputet e ka bërë këtë pyetje? Ralf Gjoni?

Naureda Llagami: Jo, nuk e di, nuk e lexoj dot këtu.

Gramoz Ruçi: Flisni, kush e ka bërë pyetjen, ti? Aaaa. e ka bërë deputeti Zef Shtjefni.

Naureda Llagami: Dakord në rregull. Atëherë KLGj po bashkëpunon ngushësisht për këtë çështje edhe me ILD-në, (Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë), dhe kemi marrë masat për çdo rast të evidentuar.

Lajmi kryesor: Nis me 1 orë vonesë seanca plenare/ Relaton kreu i KLP-së, Genti Ibrahimi, në rend të ditës edhe koncesioni i Porto Romanos dhe dekretet e Metës

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike naureda llagami seanca ne kuvend 25 qershor 2020 naureda llagami seanca ne kuvend 25 qershor 2020

Sondazh

Poll