Politike

Asnjë pyetje për kreun e KLP-së! Ralf Gjoni ngre dorën nga vendi, Ruçi i mohon pyetjet: Bëji me shkrim, s’mund të impro

25 Qershor 2020, 09:38 Nga DOSJA
Asnjë pyetje për kreun e KLP-së! Ralf Gjoni ngre dorën nga

TIRANË– Deputetë në Kuvend kanë kërkuar që t’i drejtojnë pyetje kreut të KLP-së, Gent Ibrahimit, por nuk janë lejuar nga kryeparlamentari Gramoz Ruçi. I pari që ka reaguar ka qënë debuteti Ralf Gjoni, i cili ka theksuar të drejtën e tij për pyetje.

Ndërsa Ruçi i ka kujtuar mbledhjen e shkuar, duke shpjeguar edhe arsyet se përse kërkon pyetje me shkrim për të drejtuar seancën, e cila sipas tij zhvillohej në kushte të jashtëzakonshme. Pikërisht në këtë pikë ka ndërhyrë edhe deputeti Muyslim Murrizi, i cili i ka kujtuar se gjendja e jashtëzakonshme ka mbaruar dhe kërkonte që Kuvendi të rikthehej në normalitet. Shqetësimit të Murrizit, Ruçi ka premtuar që do t’u japë përgjigje në mbledhjen e ardhshme.

PJESË NGA DEBATI:

Ruçi: Çfarë ka që ngrini duart? Pyetjet bëjini me shkrim. Nuk është kërkuar debat.

Ralf Gjoni: Neni thotë që titullari paraqet raporti, nuk thotë që pyetjet duhen parashtruar me shkrim, apo me ëhatsapp. Deputetët e nderuar kanë të drejtë të bëjnë pyetje dhe të marrin përgjigjie. 

Ruçi: Po të ishim në kushte normale po. Kemi një vendim të marrë nga Konferenca e Kryetarëve. Ndaj javën e shkuar që unë s’isha, seanca zgjati nga 3 në 6 orë. Prandaj pyetjet duhen me shkrim se kryetari nuk mund të improvizojë. 

Myslym Murrizi: Po, por gjendja e jashtëzakonshme ka mbaruar, prandaj do të doja që Kuvendi të kthehej në normalitet, dhe deputetët të marrin kohën që iu duhet për të diskutuar në lidhje me titullarët e institucioneve. Po të kishte kohë, do të kërkoja llogari edhe për KLP-në. Mblidhni konferencën e kryetarëve të vendoset normaliteti. Këtu e kishim paqenë, gjysma e sallës nuk fliste. 

Gramoz Ruçi: Ka përfunduar gjendja e jashtëzakonshme, por jo efektet. Do e diskutojmë shqetësimin tuaj në mbledhjen e ardhshme të KLGJ.

(f,g,dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gent ibrahimi gent ibrahimi ne kuvend gramoz ruci mysim murrizi ralf gjoni seancë plenare 25 qershor 2020 gent ibrahimi gent ibrahimi ne kuvend gramoz ruci mysim murrizi ralf gjoni seancë plenare 25 qershor 2020

Sondazh

Poll